Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit, u shpreh se ka reflektuar në lidhje me protestën që zhvillohej tashmë prej më shumë se 50 ditësh para zyrës së tij. Ai tha se në këtë mbledhje vjen me dy dokumente, që mishërojnë këtë reflektim.
“Sot dua t’u flas për çfarë pamë dhe dëgjuam gjatë muajit qershor, ku bulevardi u mbush nga të gjitha kategoritë dhe moshat dhe kur një shpend i rrallë u bë simbol…
Kam sjellë sot me vete dhe dy dokumente, që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, analizuar dhe ndryshuar në mënyrë që ta përmbushi sa më mirë qëllimin. I pari është dokumenti strategjik për kthesën që duhet të bëjë mandati i katërt. I dyti një aneks për mënyrën si PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të katërt”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.
Rama tha se të gjithë ata që kanë dalë në protestë, dhe që sipas tij janë të shumtë, kanë dalë sepse presin më shumë nga kjo qeveri, dhe i quajti ata matës të nivelit të standardeve të qeverisë së tij.
“Secili prej nesh e ka menduar qoftë dhe një herë atë fjalë të keqe kur i ka ardhur shpirti në majë të hundës në marrëdhënie të punës me popullin… ka menduar se janë mosmirënjohës.
Dua që tua them unë që në fillim drejt e në sy atyre që protestuan ndaj kryetarit të bashkisë, që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje, vetëm apo me të tjerë, në Shqipëri dhe jashtë, jo vetëm gjatë qershorit por pas zgjedhjeve… ju nuk jeni mosmirënjohës por matës i ri i standardeve tona.
Këtu po ndaj pak dhe ata që ishin votues, mbështetës, anëtarë të PS, ata që ishin punonjës të shtetit dhe pasdite dilnin në bulevard. Ata që votuan për ne dolën dhe u bashkuan me të tjetër edhe kur protesta dertohej kundër meje, sepse forca e saj përthithëse ishte më inponuese se figura ime. Ata të administratës dolën sepse Shqipëria e re që ne kemi ndërtuar nuk jeton me hijen e së vjetrës kur njerëzit flakeshin nga puna me farë e fis…
Ata u mblodhën aq të shumtë aty kur sorrat dhe korbat nuk e kishin nxjerrë ende kokën, sepse i çoi një nevojë e thellë, për të përcjellë një mesazh më të fortë sesa përkatësia e një partie”, tha Rama. “Besimi largohet kur trazohet uji”, Rama dorëzon ‘Besën’ tek të tijtë, porosi për mandatin e katërt: Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur
Aktualitet “Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim”, Rama: Na dha forcën për të vazhduar, por ata shohin te ne shkakun e çdo gjë që nuk shkon
Politikë “Ka ndërhyrje të huaja, një hendek mes përjetimeve dhe fakteve”/ Rama për protestën: U bë legjendë globale sepse në qendër të projektit ishin Trump dhe Kushner
Politikë “Ata s’presin kohën, por duan rritjen e vendit”, Rama mesazhe të tijve për protestën: Kush përpiqet ta relativizojë këtë të drejtë që na e tregoi bulevardi, do zvogëlohet
Politikë “U mbyll një epokë dhe u hap një tjetër”/ Mbledhja e Grupit të PS-së, Rama ndan reflektimet për protestën: Faktet nuk mjaftojnë më, mësimi i parë është..
Politikë Mbledhja e Grupit të PS dhe kabinetit qeveritar, Peleshi: Gati plani për ndërtimin e një godine të re të Kuvendit të Shqipërisë
Aktualitet Top Channel

