Lajme Zone
“Nuk jam sjellë mirë me familjen”/ U gjet i djegur në makinë, letra zbulon detaje nga akti i rëndë i 66-vjeçarit në Korçë
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk jam sjellë mirë me familjen”/ U gjet i djegur në makinë, letra zbulon detaje nga akti i rëndë i 66-vjeçarit në Korçë

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë. Sipas të dhënave, mësohet se viktima, që u gjet i djegur në makinë, jetonte momentalisht vetëm pasi ka patur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka shkuar në Greqi për të jetuar me dy fëmijët që ka çifti.

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë. Sipas të dhënave, mësohet se viktima, që u gjet i djegur në makinë, jetonte momentalisht vetëm pasi ka patur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka shkuar në Greqi për të jetuar me dy fëmijët që ka çifti. Viktima ka lënë një shënim para ndërmarrjes së aktit të rëndë duke i vënë flakën mjetit e duke u vetëflijuar. Në shënimin e gjetur nga policia, mësohet se viktima ka shkruar; “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”. Dyshohet se kjo ka qenë arsyeja që 66-vjeçari i dha fund jetës, pasi ndihej fajtor për marrëdhënien jo të mirë brenda familjes. Policia vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: djegie korce