Lajme Zone
Nuk heq dorë 62-vjeçari piroman, kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë, vihet në pranga nga policia
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nuk heq dorë 62-vjeçari piroman, kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë, vihet në pranga nga policia

Ndërsa situata me zjarret në Mirditë ditët e fundit paraqitet tepër e rrezikshme, autoritetet kanë vijuar me thirrje ndaj qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, qoftë nga pakujdesia e aq më pak të qëllimshme.

Ndërsa situata me zjarret në Mirditë ditët e fundit paraqitet tepër e rrezikshme, autoritetet kanë vijuar me thirrje ndaj qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, qoftë nga pakujdesia e aq më pak të qëllimshme. Por duket se një 62-vjeçar e ka gjetur si ‘hobi’ ndezjen e zjarreve në këtë zonë, pasi në ditët e fundit ka rezultuar sipas policisë të ketë ndezur plot 5 vatra.

Anton Deda është identifikuar nga policia, dhe është vënë në pranga, për veprën penale të përsëritur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Piromani”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Anton Deda, 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë.

Arrestimi i tij u krye për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Në momentin e kapjes, 62-vjeçari sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren është dokumentuar se, gjatë ditëve të mëparshme, ky shtetas kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri.

Si pasojë e zjarreve, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon puna në terren për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vënien nën kontroll të tij.

Shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Nga verifikimet e kryera rezulton se Anton Deda ka precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij shtetasi dhe verifikimin e përfshirjes së tij edhe në zjarrvënie të tjera të ndodhura më herët në territorin e Bashkisë Mirditë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Top Channel