Lajme Zone
"Nuk dorëzohemi"/ Nis protesta e 68-të, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

"Nuk dorëzohemi"/ Nis protesta e 68-të, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës!

“Rama jep dorëheqjen” është thirrja që shoqëron marshimin e protestuesve, të cilët kanë bërë të qartë se kërkesa e tyre kryesore mbetet e panegociueshme: dorëheqja e kryeministrit.

Protesta Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 68-të, ndërsa pjesëmarrësit marshuan nga Sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e saj të 68-të. Pas grumbullimit në Sheshin "Skënderbej", protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës.

“Rama jep dorëheqjen” është thirrja që shoqëron marshimin e protestuesve, të cilët kanë bërë të qartë se kërkesa e tyre kryesore mbetet e panegociueshme: dorëheqja e kryeministrit.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën slogane si "Shqipëria kërkon revolucion", "Poshtë korrupsioni", "Drejtësi për qytetarët", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Nuk ka kthim pas", duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protesta në Sheshin "Skënderbej" vijon prej më shumë se dy muajsh dhe, sipas organizatorëve, do të vazhdojë me tubime dhe marshime të përditshme deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Lëvizja qytetare nisi fillimisht si një reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit, por me kalimin e kohës është zgjeruar në një protestë me kërkesa më të gjera politike dhe sociale.

Organizatorët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë, anulimin e "Paketës së Maleve", ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atyre në ligjin për trashëgiminë kulturore, duke argumentuar se këto nisma dëmtojnë interesin publik dhe pasuritë natyrore e kulturore të vendit.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Këta ‘mistreca’ nuk do të jenë rehat”, Andoni paralajmëron: Ambasadori i ri do të trazojë politikën! 6 Gusht 2026, 18:5218:52Aktualitet Rëndohet situata në Mallakastër, zjarri del jashtë kontrollit; kërkohet ndërhyrje nga ajri! 6 Gusht 2026, 15:1915:19Aktualitet Fluks i lartë udhëtarësh në pikat kufitare dhe Portin e Durrësit, emigrantët kthehen për pushimet verore 6 Gusht 2026, 14:1714:17Aktualitet Zjarri në Mallakastër/ Flakët avancojnë drejt Ngraçanit, vihet nën kontroll vatra pranë Cfirit 6 Gusht 2026, 13:5513:55Aktualitet MABCO reagon pas anulimit të koncesionit të Aeroportit të Vlorës: Përjashtim i paligjshëm, do të kërkojmë drejtësi ndërkombëtare 6 Gusht 2026, 12:5512:55Aktualitet Asnjë votë pro, Këshilli Bashkiak i Këlcyrës kundër bashkimit me Përmetin 6 Gusht 2026, 12:5412:54Aktualitet