Lajme Zone
Nufi takon ministrin italian të Mbrojtjes në Romë, diskutohen bashkëpunimi ushtarak dhe industria e mbrojtjes
PolitikëReport TV

Nufi takon ministrin italian të Mbrojtjes në Romë, diskutohen bashkëpunimi ushtarak dhe industria e mbrojtjes

Në takimin me Guido Crosetto u fol për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, forcimin e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi këtë të martë në Romë një takim me homologun italian, Guido Crosetto, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjatë bisedës, dy ministrat diskutuan për rritjen e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura, si edhe për mundësi të reja bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes. LEXO edhe...U hodh për një zhytje në liqen e nuk doli më, gjendet trupi i burrit të ministres italiane pas një muaj kërkimesh Nufi e cilësoi Italinë një partner strategjik të Shqipërisë dhe një aleat të rëndësishëm në NATO, duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë. Gjatë bisedës, u rikonfirmua vizioni i përbashkët i Shqipërisë dhe Italisë për një rajon më të sigurt dhe një Evropë më të fortë. Në këtë kuadër, të dy ministrat riafirmuan angazhimin për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen e misioneve ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë, si edhe forcimin e rolit të NATO-s përballë sfidave të reja të sigurisë. U.D/ReportTv.al Ermal Nufi guido crosetto rome itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.4% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.6% Vota total: 5759 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?