Lajme Zone
Nufi e quajti 'gabim politik të PD', reagon Berisha: Në Kushtetuese procedura, jo marrëveshja me SHBA
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nufi e quajti 'gabim politik të PD', reagon Berisha: Në Kushtetuese procedura, jo marrëveshja me SHBA

PD nuk e ka çuar në kushtetuese marrëveshjen në vetvete, por për procedurën e përshpejtuar parlamentare përmes së cilës u votua ajo, tha Berisha.

Kreu i PD-së Sali Berisha nga selia blu iu përgjigj ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, duke thënë se PD nuk e ka çuar në kushtetuese marrëveshjen në vetvete, por për procedurën e përshpejtuar parlamentare përmes së cilës u votua ajo, me deputetë që nuk mundën ta lexojnë përmbajtjen e saj. “Absolutisht nuk kemi asnjë kundërshtim për marrëveshjen. E mbështesim plotësisht. Mbështesim plotësisht kërkesën e Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve për çështjet e sigurisë. Koha i dha atij 100% të drejtë. Partia Demokratike qëndron si forcë politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, qëndron prapa çdo përpjekje për të mbushur detyrimet tona ndaj NATO-s. Por Edi Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese, për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. I pafytyrë, i pamoral, primitiv dhe delinkuent siç është, ndonëse kryetari i Parlamentit ra dakord me propozimin tonë për respektimin e Kushtetutës, pra për votimin në afatin kushtetues që ishte dita e premte, ai urdhëroi, ai urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues. Duke besuar se në këtë mënyrë do fitojë pikë dhe më shumë, do blejë influencë politike për veten e tij dhe për të sulmuar opozitën. LEXO EDHE:Bardhi i përgjigjet Nufit për marrëveshjen me SHBA-në: E papranueshme është mënyra si u miratua, Kushtetuta nuk mund të anashkalohet! Opozita, edhe njëherë, në çdo kohë e mbështet marrëveshjen, mbështet synimin e marrëveshjes, termat e saj. Por opozita nuk mund të pranojë që kjo të ndodhë duke shkelur ajo mbi të drejtat kushtetuese të veta. Kjo e bën bashkëfajtore opozitën në dhunimin e Kushtetutës. Dhunim i evidentuar. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ka një përcaktim kushtetues. Nuk është hedhur marrëveshja në gjykatë, absolutisht. Është hedhur procedura jokushtetuese e përdorur për miratimin e saj. Po marrëveshjen, në termat kushtetues ne e votojmë në çdo kohë”, tha Berisha. P.J/Shqiptarja.com TAG: sali berisha marreveshja me shba PD Komento Komente Sondazhi i ditës:

30 Korrik, 15:33

Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 70.5% I gabuar 24.8% Nuk kam mendim 4.7% Vota total: 149 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?