Lajme Zone
Nuancat larushe të 'elektoratit gri'
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nuancat larushe të 'elektoratit gri'

Një llogaritje se sa nga 900 mijë banorët e rritur të vendit që nuk do të votonin sot as PS-në dhe as PD-ASHM-në e konsiderojnë veten ideologjikisht të majtë, të djathtë, ose të qendrës.

Para ca ditësh bëra një bilanc të të gjitha sondazheve që kam zhvilluar në 12 muajt e fundit, duke i analizuar të dhënat me modelin Claude të kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic. Nga analiza më rezultoi se rreth 900 mijë banorë të rritur të vendit (nga 1.9 milionë gjithsej) nuk do të votonin sot as PS-në dhe as PD-ASHM-në. Zakonisht në media, zgjedhës të tillë përmblidhen me etiketën “elektorati gri”. Para disa muajsh drejtova një vrojtim statistikor në terren mbi vetidentifikimin ideologjik dhe bindjet/vlerat e banorëve të rritur të Shqipërisë. Studimi u financua nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) dhe u bazua në një kampion të rastësishëm dhe të shtresëzuar gjeografikisht prej 1119 të rriturish në të 12 qarqet, duke siguruar përfaqësim demografik, gjeografik dhe politik me një marzh gabimi statistikor nën 2.9%. LEXO edhe...Eduard Zaloshnja: Analizë e elektoratit në prag të sezonit të ri politik Ndër pyetjet e shumta në pyetësor, kishte edhe pyetje për mënyrën e votimit dhe vetidentifikimit ideologjik (pavarësisht mënyrës së votimit). Duke kryqëzuar përgjigjet për këto pyetje me rezultatet e analizës së sipërpërmendur me modelin Claude të kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic, llogarita se sa nga 900 mijë banorët e rritur të vendit që nuk do të votonin sot as PS-në dhe as PD-ASHM-në e konsiderojnë veten ideologjikisht të majtë, të djathtë, ose të qendrës. Në grafikun e mëposhtëm mund ta gjeni këtë ndarje. P.J/ReportTv.al Eduard Zaloshnja sondazh elektorati gri Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.6% Jo 48.2% I/e dyzuar 7.2% Vota total: 2030 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?