Lajme Zone
Nobeli në Ekonomi, çmimi u jepet dy amerikanëve për modelet e stabilizimit ekonomik
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nobeli në Ekonomi, çmimi u jepet dy amerikanëve për modelet e stabilizimit ekonomik

Profesorët amerikanë Robert E. Hall dhe Michael Woodford kanë fituar çmimin Nobel për ekonomi për vitin 2026 për zhvillimin e modeleve të reja ekonomike që ndihmojnë qeveritë dhe bankat qendrore të stabilizojnë ekonomitë e tyre për të minimizuar ndikimin e goditjeve të jashtme.

Profesorët amerikanë Robert E. Hall dhe Michael Woodford kanë fituar çmimin Nobel për ekonomi për vitin 2026 për zhvillimin e modeleve të reja ekonomike që ndihmojnë qeveritë dhe bankat qendrore të stabilizojnë ekonomitë e tyre për të minimizuar ndikimin e goditjeve të jashtme. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave e dha çmimin të hënën në Stokholm. “Laureatët na kanë ndihmuar të zbutim kulmet dhe uljet e ekonomisë”, tha akademia në një deklaratë, duke shtuar se modelet e tyre kanë qenë “jashtëzakonisht të dobishme në përballimin e rënieve ekonomike që na kanë prekur”. LEXO edhe...Kush është Navi Pillay dhe pse shpërtheu polemika për Çmimin Nobel për Paqen? Hall, i lindur në Palo Alto të Kalifornisë në vitin 1943, është profesor në Universitetin e Stanfordit. Woodford, i lindur në Chicopee të Massachusetts në vitin 1955, është profesor në Universitetin e Kolumbias. Secili prej tyre do të marrë 6 milionë krona suedeze (598,000 dollarë) në para çmimi. Puna e tyre “na ka siguruar një bazë të qëndrueshme teorike për modelet që përdoren tani nga bankat qendrore dhe qeveritë në të gjithë botën”, vuri në dukje John Hassler, kryetari i Komitetit për Çmimin në Shkencat Ekonomike. “Me ta, ne jemi më të fortë për t’u përballur me tronditjet në ekonomi, të tilla si krizat energjetike ose ndryshimet e papritura në sasinë e konsumit të familjeve”, shtoi ai. Në vend që të analizonin lidhjet midis të ashtuquajturave variabla “makroekonomikë” si inflacioni, prodhimi dhe konsumi, Hall dhe Woodford iu drejtuan “mikroekonomisë” për të kuptuar se si vendimet e individëve dhe familjeve mund të ndikojnë në ekonomi. Në qendër të modeleve të tyre ishte kuptimi se familjet dhe bizneset janë “të orientuara drejt së ardhmes” kur marrin vendime në lidhje me kursimet ose si të përcaktojnë çmimet e produkteve. Qeveritë dhe bankat qendrore mund të ndikojnë në këtë pikëpamje të së ardhmes kur komunikojnë përkatësisht planet e tyre për politikën fiskale dhe monetare dhe kështu “ta lëvizin ekonominë në drejtimin e duhur”, tha akademia. Çmimi, i njohur zyrtarisht si Çmimi i Bankës Qendrore të Suedisë në Shkencat Ekonomike, nuk u krijua nga Alfred Nobel. Ai u krijua nga banka qendrore e Suedisë në vitin 1968 dhe jepet në kujtim të Nobelit. Numri i individëve që janë vlerësuar me çmimin tani është 101, vetëm tre prej të cilëve kanë qenë gra. Më pak se gjysma e çmimeve të dhëna që nga viti 1969 i kanë shkuar vetëm një laureati. Çmimi për ekonominë përfn ndarjen e çmimeve Nobel të këtij viti. Gjyqtarja nga Afrika e Jugut dhe pionierja e të drejtave të njeriut, Navi Pillay, u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqe të premten. Ndërkohë shkrimtarja kanadeze Anne Carson fitoi Çmimin Nobel në letërsi./CNN Xh.K/ReportTv.al cmimi nobel Robert Hall Michael Woodford Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.5% Nuk e di 6.3% Vota total: 7183 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?