Lajme Zone
Njëri me kamera e tjetri me dy gishtat lart, Balla publikon foton: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg! Dikur dërgonte Sali Lushën për sulme fizike
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Njëri me kamera e tjetri me dy gishtat lart, Balla publikon foton: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg! Dikur dërgonte Sali Lushën për sulme fizike

Sipas shefit të grupit parlamentar të PS, protestuesit janë dërguar prej Berishës në hotelin ku po qëndrojnë deputetët socialistë. Më tej, nxjerr në pah ndryshimin midis kohërave kur Berisha dikur dërgonte Sali Lushën për sulme fizike, ndërsa sot kërkon materiale të filmuara.

Taulant Balla ka vijuar me ‘fushatën’ e transparencës në rrjete sociale për identifikimin e ‘sorrave.’ Ai ka publikuar foto të dy protestuesve në Strasburg, ku një grua mban edhe të dyja duart me dy gishtat lart siç e ka zakon kreu i PD. Protestuesi tjetër mban në duar celularin, ku kamera duket se është fokusuar diku. Sipas shefit të grupit parlamentar të PS, protestuesit janë dërguar prej Berishës në hotelin ku po qëndrojnë deputetët socialistë. Më tej, nxjerr në pah ndryshimin midis kohërave kur Berisha dikur dërgonte Sali Lushën për sulme fizike, ndërsa sot kërkon materiale të filmuara. LEXO edhe...‘Maskohen si shqiponja diaspore’- Balla publikon foto të 2 protestuesve: Janë arrestuar me 11 mijë doza drogë, prandaj janë kundër Edi Ramës! “Ja dhe dy sorra që na i çoi Saliu tek hoteli në Strasburg. Jam i sigurt që nesër do të postojnë një video si na pritën ne me protesta dhe televizioni i Saliut do të mbushë lajmet. Pse po pini birra ishte sulmi. Kanë ndryshuar kohërat, dikur çonte Sali Lushën për sulme fizike. Sot i çon për filmime”, shkruan Balla. Share P.J/ReportTv.al taulant balla Strasburg sali berisha PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve? Po 71.1% Jo 25.4% Nuk e di 3.6% Vota total: 11397 Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?