Një tjetër person raportohet se është lënduar gjatë protestës që vijon ende në Tiranë, ku grumbullimi më i madh i qytetarëve mbetet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. I riu është transportuar në Spitalin e Traumës, ku pritet të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai është parë i vetëdijshëm në momentin e transportimit. Ndërkohë, raportohet se është plagosur edhe një tjetër efektiv policie. Sipas informacioneve nga terreni, punonjësi i policisë po transportohet drejt spitalit me automjet, dhe jo me ambulancë. Situata vijon të mbetet e tensionuar, me përdorimin e gurëve dhe sendeve të ndryshme.
