Lajme Zone
Një tjetër hap drejt BE-së, Rama: Sot në Luksemburg mbyllim Kapitullin 20
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Një tjetër hap drejt BE-së, Rama: Sot në Luksemburg mbyllim Kapitullin 20

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke bërë të ditur se sot në Luksemburg vendi hedh një tjetër hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke bërë të ditur se sot në Luksemburg vendi hedh një tjetër hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Përmes një statusi në Facebook, Rama njoftoi mbylljen e Kapitullit 20 gjatë Konferencës së 10-të të Negociatave të Anëtarësimit në BE.

“Dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë ❤️”, shkruan kryeministri në postimin e tij. Top Channel