Lajme Zone
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Një talent i ri në skenë, 17-vjeçari Nikolas Gjoni realizon koncertin e tij të parë me fizarmonikë e orkestër në Lezhë


Nikolas Gjoni është një tjetër i ri që i bashkohet talenteve të rinj që përfaqësojnë Lezhën në fushën e artit. Duke besuar në aftësitë e tij, 17-vjeçari, i cili ndjek studimet në liceun artistik, organizoi koncertin e parë, pjesë e të cilit ishin edhe krijimtari personale në fushën e kompozimit.

Vetëm 17 vjeç, Nikolas Gjoni nga qyteti i Lezhës guxoi dhe, duke besuar tek aftësitë e tij, realizoi ëndrrën për një koncert recital në qytetin e tij të lindjes. Adoleshenti lezhian falë pasionit ia arriti që të bashkonte fizarmonikën dhe tingujt e orkestrës, nga ku buroi muzika klasike. LEXO edhe...Plagosi 38-vjeçarin, arrestohet i riu në Mirditë! Në kërkim i vëllai (EMRI + VIDEO) Krahas muzikës nga kompozitorë të mëdhenj, nuk mungoi edhe krijimtaria e 17-vjeçarit, e cila erdhi si një ogur i mirë për rrugën drejt suksesit. Nxënësi i liceut artistik të Tiranës, Nikolas Gjoni, po e zhvillon pasionin për muzikën jo vetëm përmes interpretimit me fizarmonikën e tij, por edhe përmes kompozimit. Për të, kjo mbrëmje kishte një emocion të veçantë, pasi në skenën e qytetit të tij solli edhe pjesë të krijimtarisë personale, të cilat u pritën me duartrokitje nga publiku. “Ka akoma përmirësim për shumë gjëra. Këtu mbyllet periudha ime si interpretues me fizarmonikë, jam në vit të tretë. Më pas do të fokusohem te krijimtaria”, tha Gjoni. Profesionistët që ndoqën koncertin e konsiderojnë 17-vjeçarin Nikolas Gjoni si një tjetër talent të Lezhës, i cili dëshmoi përmes këtij koncerti aftësitë e tij në fushën e kompozimit dhe jo vetëm. “Ishte një mbrëmje e bukur që meritonte vëmendjen e opinionit publik, ashtu si shumë njerëz që kanë shijuar formacionin e orkestrës. Nikolasi tregoi edhe njëherë dhe talentin e tij”, tha kompozitori Zef Çoba. “Kur Nikolasi m’i ka treguar këto gjëra, kemi filluar të ideojmë koncertin. Nikolasi është në hapat e para të kësaj gjëje dhe mendoj se rruga për të do të jetë e sigurt. Lezha është një shembull si duhet të jetë muzika klasike, është krijuar një grup talentesh”, tha dirigjenti Harlen Nikolli. Koncerti i Lezhës tregoi se krahas talentit për interpretim, Nikolas Gjoni ka nisur të ndërtojë edhe emrin e tij si krijues. P.J/A.E/ReportTv.al Harlen Nikolli Zef Çoba koncert Lezhe Nikolas Gjoni Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.9% Të gabuar 27.9% Nuk e di 9.2% Vota total: 2535 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?