Lajme Zone
Një Spanjë magjike, një Francë në hije! La Roja gjunjëzon ‘gjelat’ dhe prek finalen e madhe
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Një Spanjë magjike, një Francë në hije! La Roja gjunjëzon ‘gjelat’ dhe prek finalen e madhe

Skuadra e drejtuar nga Luis De la Fuente zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22. Ishte Mikel Ojarzabal që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kombëtarja e Spanjës Spanja “mbyt” Francën dhe prek finalen e madhe pas plot 16 vitesh. Pas 2 finalesh radhazi, Franca këtë herë u ndal në gjysmëfinale. Mbape dhe Olize totalisht në hije Spanja dominon për 90 minuta Francën dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës pas 16 vitesh. “Furia e Kuqe” mposhti me rezultatin e pastër 2-0 “gjelat”.

Skuadra e drejtuar nga Luis De la Fuente zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22. Ishte Mikel Ojarzabal që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte një gabim trashanik i Luaks Dinje, ku pas një topi të gjatë të Mark Kukurejas, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamin Jamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti. Goditi Ojarzabal, Majk Menjo kuptoi krahun, por nuk e shmangu dot golin. Në minutën e 38, iberikët “flirtuan” me golin e dytë, pas një gafe që nisi nga këmbët e Menjo, por në fund Fabian Ruiz nuk arriti për pak të gjente golin, pasi topi u devijua në fraksionin e fundit nga Dazhot Upamekano.

Spanja e nisi më mirë takimin, duke qenë më aktive që në minutat e para. Në minutën e 8-të, Adrien Rabio pengoi në kufijtë e zonës së rreptësisë Dani Olmon dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Spanja pati një mundësi të mirë shënimi nga goditja e dënimit, por goditja e Aleks Baena ishte shumë e dobët.

Me rezultatin 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë e supersfidës së luajtur në “Arlington Texas”.

Në minutën e 58, Spanja realizoi edhe golin e sigurisë. Pas një kombinimi perfekt mes Pedro Porro dhe Dani Olmo, ishte mbrojtësi i krahut që gjeti golin. Ky është goli i tij i dytë me fanellën e Spanjës pas 23 ndeshjeve. Një vendosje e gabuar e Maksense Lakrua dhe një aksion spektakolar i spanjollëve, soli edhe golin e dytë të këtyre të fundit.

Në minutën e 60-të, Lamin Jamal shënoi një gol spektakolar, por për fatin e mirë të Francës goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në finale, Spanja do të ndeshet me fituesin e çiftit Angli-Argjentinë, ndeshje e cila do të luhet nesër në mbrëmje në orën 21:00.spanja kupa e botës franca Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Disavantazhi i pjesës së parë një “mallkim” në gjysmëfinalet e Botërorit, vetëm dy skuadra kanë bërë përmbysjen historike 14 Korrik 2026, 22:4222:42Sport Spanja kalon sërish në avantazh, Franca me një këmbë jashtë finales (Video) 14 Korrik 2026, 22:2122:21Sport Drita “fiket” në shtëpi, kampionët e Kosovës mposhten nga lituanezët dhe i thonë lamtumirë Ligës së Kampioneve 14 Korrik 2026, 22:1322:13Sport Pjesa e parë flet për Spanjën, “Furia e Kuqe” ndëshkon Francën (Video) 14 Korrik 2026, 21:5221:52Sport Zhbllokohet gjysmëfinalja, Spanja kalon në avantazh (Video) 14 Korrik 2026, 21:2421:24Sport U bë çështje në Botëror pas faljes së kartonit të kuq, reagon për herë të parë Balogun 14 Korrik 2026, 21:1821:18Sport