Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Një ‘re’ shiu që kthehet në oaz qetësie e gjelbërimi, si do të duket ‘Tajvani’ pas transformimit! Rama: Shëmbëlltyrë arkitektonike për kryeqytetin e Europës së Ballkanit (VIDEO)


Një ‘re’ shiu në mes të Tiranës është ideja fituese e konkursit ndërkombëtar që do të zërë vendit e godinës së ‘Tajvanit’ në ‘Parkun Rinia', që do të quhet 'Tirana Fountain Plaza.' Uji është një element kryesor që e bën të duket sikur bie ‘shi’ vazhdimisht apo varet si ujëvarë nga pika të caktuara. ‘Ishuj’ të vegjël gjenden mes gjelbërimit duke ofruar mundësi për t’u çlodhur, ndërsa do të ketë edh

Një ‘re’ shiu në mes të Tiranës është ideja fituese e konkursit ndërkombëtar që do të zërë vendit e godinës së ‘Tajvanit’ në ‘Parkun Rinia', që do të quhet 'Tirana Fountain Plaza.' Uji është një element kryesor që e bën të duket sikur bie ‘shi’ vazhdimisht apo varet si ujëvarë nga pika të caktuara. ‘Ishuj’ të vegjël gjenden mes gjelbërimit duke ofruar mundësi për t’u çlodhur, ndërsa do të ketë edhe hapësira të dedikuara leximi. LEXO edhe...Rama publikon foton me Trump në SHBA dhe ironizon opozitën: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA Në ambientet e sipërme ruhet pjesa e restoranteve dhe bar kafeve që janë identitare për godinën pasi prej kohësh ka shërbyer si një pikë e rëndësishme takimi për njerëzit. E njëjta ide ruhet edhe në rrafshin e saj, që mbetet gjithashtu një mjedis argëtimi edhe për fëmijët. Për kryeministrin Rama, ky projekt i ideuar nga studioja daneze BIG - Bjarke Ingels Group, i shton një shëmbëlltyrë arkitektonike “kryeqytetit të Europës së Ballkanit.” “Ja projekti fitues i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiëanin” e Parkut Rinia, duke rritur edhe sasinë e gjelbërimit e të ujit në park dhe duke i shtuar një tjetër shëmbëlltyrë arkitektonike të nivelit më të lartë europian, kryeqytetit të Europës së Ballkanit”, shkruan Rama. P.J/ReportTv.al parku rinia Tajvani edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70.8% Jo 23.9% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2372 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?