Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar gjyqtaren Amarilda Sulaj që la në burg një prej protestuesve dhe 6 të tjerë caktoi masën arrest në shtëpi. Berisha thotë se vendimi është marrë në zyrën e Ramës dhe sipas tij gjyqtarja ishte në konflikt të hapur interesi dhe se duhej të hiqte dorë nga shqyrtimi i masave të sigurisë. “Partia Demokratike dënon vendimet e sotme, të dhëna nga një gjykatëse në konflikt të hapur interesi, e cila, në respekt të ligjit, për shkak të pozicionit të bashkëshortit të saj, duhej të refuzonte shqyrtimin e masave të sigurisë ndaj heronjve të revoltës. Këto janë masa politike, të dhëna nga Rama nëpërmjet gjykatës. A mund ta imagjinoni ju? Studenti Metaj, luani i protestës, pa asnjë akt dhune, përveç reagimeve të ligjshme ndaj narkobanditëve që e arrestuan dhe donin ta rrëmbenin, lihet në arrest shtëpie, njësoj si Karçanaj e AKSHI-t të Surrelit. A mund të imagjinohet një gjë e tillë? Ajo që, me Ergys Agasin dhe bandën e AKSHI-t, ka zhdukur dhe shpërdoruar qindra milionë euro, ndodhet në arrest shtëpie, njësoj si studenti guximtar që u mbrojt me heroizëm dhe guxim të jashtëzakonshëm nga shtatë narkobanditë që e rrethuan pa asnjë motiv”, tha Berisha. Lajmi në përditësim.... LEXO EDHE:Pas marshimit, protestuesit u rikthehen sulmeve, gurë drejt Ministrisë së Arsimit Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:49 PD pas akteve të dhunës në protesta? Berisha i përgjigjet PS-së: Akuza bajate të Ramës, nuk na e thatë se kush është armiku i huaj kësaj radhe (VIDEO) Sali Berisha iu përgjigj akuzave të PS-së se janë demokratët ata që qëndrojnë pas akteve të dhunës gjatë protestave. Nga konferenca për shtyp në selinë blu, Berisha i cilësoi akuzat si bajate dhe ironizoi qëndrimin e Edi Ramës se pas kësaj situate qëndrojnë duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE. Berisha përsëriti thirrjen për dorëheqjen e Ramës.“Partia Demokratike deklaron se mbështet me të gjithë potencialin e saj këtë protestë dhe do ta mbështesë deri në fund. Akuzat bajate të Edi Ramës janë turpi dhe faqja e tij e zezë, sipas të cilit kjo protestë është rezultat i armikut të brendshëm, që është opozita, dhe armikut të jashtëm. Kësaj here nuk e morëm vesh, nuk e kemi idenë nëse është Greqia, Irani, Serbia apo dikush tjetër, por flasim për një armik të jashtëm në bashkërendim me opozitën. Opozita do të qëndrojë me të gjitha fuqitë e saj në mbështetje të kësaj proteste. Jep dorëheqjen, largohu menjëherë!", tha Berisha. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise sali berisha amarilda sulaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.9% Jo 79.6% Disi 3.5% Vota total: 2148 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

