Lajme Zone
NJË NGA NE/ Shitet 500 lekë/kg, Shyqyri Hysa prezanton frutin fitimprurës: Feijoa bëhet kudo dhe nuk ka kosto!
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

NJË NGA NE/ Shitet 500 lekë/kg, Shyqyri Hysa prezanton frutin fitimprurës: Feijoa bëhet kudo dhe nuk ka kosto!

Feijoa, frut relativisht ende i panjohur për shqiptarët përshtatet në të gjitha tokat dhe nuk kërkon spërkatje. Frutat bien vetë nga pema kur piqen dhe mund të qëndrojnë në tokë për afro tre javë, pa u prishur. Kjo shmang nevojën për punëtorë gjatë vjeljes.

Kostot e larta në bujqësi dhe mungesa e punëtorëve po i shtyjnë fermerët drejt kulturave më me leverdi. Feijoa është alternativa e re që Shyqyri Hysa ka kultivuar në Gjergjan të Elbasanit. Ky frut ende i panjohur për shqiptarët përshtatet në të gjitha tokat dhe nuk kërkon spërkatje. LEXO edhe...Elbasan/ Transportonin 9 emigrantë të paligjshëm drejt Hanit të Hotit dhe Morinës, arrestohen 3 të rinj! Sekuestrohen dy automjete dhe 5 celularë "Periudha e mbjelljes është tani, nga muaji nëntor deri në muajin shkurt. Nuk ka kërkesa të veçanta për tokat, bëhet pothuajse të gjitha tokat, madje dhe në tokat që janë ujë mbajtëse, ligatinore, kënetore sepse sistemi rrënjor i saj është sipërfaqësor. Funksioni i saj është i dyfishtë: dekorativ dhe prodhim.", thotë Shyqyri Hysa për emisionin "Një nga ne". Një tjetër veçori është mënyra e vjeljes: frutat bien vetë nga pema kur piqen dhe mund të qëndrojnë në tokë për afro tre javë, pa u prishur. Kjo shmang nevojën për punëtorë gjatë vjeljes. "Nuk kemi asnjë lloj spërkatje në këtë frut. Nuk do punëtorë që ta marrësh ta vjelësh. Nëse me pemët e tjera si portokallet, hurmat sot dita e punës ka vajtur 3000 lekë për çdo punëtor, këtë e kemi me kosto zero. Ajo bie dhe mund ta grumbullosh me familjen.", shprehet ndër të tjera. Përveç karakteristikave të kultivimit, feijoa ka edhe vlera ushqyese ndërsa në treg shitet me çmimin 500 lekë/kg. " E pasur me sasi të konsiderueshme natriumi dhe kaliumi përdoret në rastet e hipertensionit. Mund të kosumosh 4-5 feijoa nëse vuan nga pagjumësia.Për diabetikët nuk rekomandohet në sasi të madhe. Gjithashtu lufton obezitetin sepse fruti të jep ndjesinë e të ngopurit.", thotë mes të tjerash fermeri nga Elbasani. P.J/ReportTv.al Shyqyri Hysa Gjergjan Elbasan feijoa Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60.3% Jo 30.4% Nuk e di 9.3% Vota total: 2595 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?