Ka një moment gjatë një nate të mirë kur kupton se festa nuk është më thjesht festa për të cilën kishe dalë. Është bërë diçka tjetër. Në Moyo Beach, në jug të Shqipërisë, gjithçka nisi siç mund ta imagjinoni: deti, vera, njerëzit, dritat dhe muzika që e mbajti turmën në lëvizje deri vonë. Por ajo që më pëlqeu më shumë ishte se kishte hapësira për të bërë edhe diçka tjetër përveç kërcimit. Në një kënd të eventit ndodhej edhe hapësira IQOS, e dedikuar për përdoruesit e rritur të nikotinës që donin të kalonin kohë së bashku. Mes muzikës dhe dritave së mbrëmjes, aty krijohej një atmosferë më e çlirët, ku mund të qëndroje mes miqsh dhe pse jo, të provoje edhe veten në lojëra të ndryshme. Shpejt kuptova se eksperiencat interaktive në hapësirën e IQOS zgjonin një frymë të këndshme gare mes të ftuarve. Mjaftonte që dikush të arrinte një rezultat të mirë dhe menjëherë të tjerët sfidonin veten për ta tejkaluar. Vendosa të provoja edhe unë. Në fillim mendova se do të ishte vetëm një tentativë, por sapo sheh rezultatin tënd, është e vështirë të mos mendosh se mund të bësh edhe pak më mirë. Dhe pa e kuptuar, u gjenda duke provuar sërish. Ndoshta janë pikërisht këto momente të vogla që të mbeten gjatë kujtim nga netët e verës. Një këngë që e dëgjove në momentin e duhur, një moment gazmor me miqtë apo një sfidë që të bëri të thuash “Ja edhe një herë të fundit” para se t’i riktheheshe plotësisht muzikës. 1 / 4
