Lajme Zone
Një natë kaosi në Tiranë/ Protesta nuk ndalet, flakët dhe tymi mbulojnë rrugët
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Një natë kaosi në Tiranë/ Protesta nuk ndalet, flakët dhe tymi mbulojnë rrugët

Tirana nuk po gjen qetësi as në orët e vona të mbrëmjes. Pas rreth tetë orësh protestë, tensionet vijojnë të përhapen në disa zona të kryeqytetit, ku rrugët janë mbuluar nga tymi dhe flakët, ndërsa qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm.

Pas rreth tetë orësh protestë, tensionet vijojnë në disa zona të Tiranës. Grupe protestuesish janë zhvendosur drejt Pazarit të Ri, Selvisë, Rrugës së Dibrës dhe rrugës “Hoxha Tasim”, ku janë ndezur zjarre me kosha mbeturinash, dyshekë dhe materiale të tjera. Trafiku është bllokuar në disa akse, ndërsa kryeqyteti përballet me një situatë kaotike. Tirana nuk po gjen qetësi as në orët e vona të mbrëmjes. Pas rreth tetë orësh protestë, tensionet vijojnë të përhapen në disa zona të kryeqytetit, ku rrugët janë mbuluar nga tymi dhe flakët, ndërsa qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm.

Grupe protestuesish janë zhvendosur drejt Pazarit të Ri, Selvisë, Rrugës së Dibrës dhe rrugës “Hoxha Tasim”, duke krijuar vatra të reja tensioni pas përplasjeve të mëhershme në qendër të qytetit.

Në këto zona janë ndezur zjarre me kosha mbeturinash, dyshekë dhe materiale të tjera të grumbulluara në rrugë. Flakët dhe tymi kanë përfshirë disa segmente, ndërsa lëvizja e automjeteve është penguar nga zjarret dhe prania e protestuesve. Situata është rënduar nga shpërndarja e turmës në grupe të ndryshme pas ndërhyrjeve të policisë. Në vend që protesta të përfnte, tensionet janë zhvendosur nga njëra zonë në tjetrën, duke krijuar probleme në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Protesta nisi rreth orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku u regjistruan përplasjet e para mes studentëve dhe forcave të rendit. Më pas, tensionet u zhvendosën në Rrugën e Durrësit dhe rrugën “Mine Peza”, ku u ndezën zjarre dhe u dëmtuan objekte e biznese. Një tjetër moment i tensionuar u regjistrua te Bashkia e Tiranës, ku një grup të rinjsh me maska arritën të hynin në hollin e godinës, përpara se policia të ndërhynte me gaz lotsjellës. Gjatë incidenteve u thyen xhamat e Bashkisë dhe të disa ministrive përreth.

Përplasjet vijuan më pas në Sheshin Skënderbej, në drejtim të Bulevardit Zogu I, te Ushtari i Panjohur dhe në zonën e 9-katësheve.

Sipas bilancit të fundit të raportuar, 19 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës, ndërsa mbi 40 të tjerë janë shoqëruar në polici.

Zhvillimet e sotme shënojnë një përshkallëzim të protestave kundër qeverisë, pas 135 ditësh tubimesh kryesisht paqësore përpara Kryeministrisë.

Ndërsa protestuesit vijojnë të lëvizin në grupe nëpër rrugët e Tiranës, zjarret, tymi dhe bllokimet e trafikut po e mbajnë kryeqytetin në një situatë të rënduar edhe gjatë mbrëmjes. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kaosi zhvendoset te Pazari i Ri, tym e flakë ngado 13 Tetor 2026, 21:4721:47Aktualitet Rëndohet bilanci i protestës në Tiranë, 19 të lënduar dhe mbi 40 persona të shoqëruar në polici 13 Tetor 2026, 21:3121:31Aktualitet Policia vijon shoqërimet, protestuesit paralajmërojnë qëndresë deri në orët e vona 13 Tetor 2026, 21:2421:24Aktualitet Ervin Demo me qëndrim të prerë: Dhuna nuk tolerohet, ligji zbatohet njësoj për të gjithë 13 Tetor 2026, 21:1821:18Aktualitet Mbi 8 orë revoltë, studentët shkundin kryeqytetin! 13 Tetor 2026, 21:1621:16Aktualitet Protesta në Tiranë, Demokratët Europianë thirrje Ramës: Zbrit nga kulla e fildishtë, dëgjo studentët 13 Tetor 2026, 21:0821:08Aktualitet