Lajme Zone
“Një kapitull i ri nis në Shqipëri!”, Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Një kapitull i ri nis në Shqipëri!”, Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA

Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Në vijim të nisjes së mandatit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar pamje nga ngritja e flamurit amerikan në rezidencën zyrtare të ambasadorit nga Trupa e Marinsave të Shteteve të Bashkuara. Në mesazh, ambasada thekson se partneritetet dhe aleancat amerikane janë më të forta kur vendet qëndrojnë së bashk

Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Në vijim të nisjes së mandatit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar pamje nga ngritja e flamurit amerikan në rezidencën zyrtare të ambasadorit nga Trupa e Marinsave të Shteteve të Bashkuara.

Në mesazh, ambasada thekson se partneritetet dhe aleancat amerikane janë më të forta kur vendet qëndrojnë së bashku, ndajnë përgjegjësitë dhe bashkëpunojnë për një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt.

"Një kapitull i ri nis në Shqipëri!

Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij.

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona", thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA. Wendt është ish-gjeneral i ushtrisë amerikane me më shumë se 34 vite shërbim në fushën ushtarake dhe të sigurisë. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe poste të larta në strukturat e operacioneve speciale të NATO-s.

Gjatë seancës së konfirmimit në Senatin amerikan, Wendt renditi ndër prioritetet e tij për Shqipërinë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, si dhe çështjet e sigurisë kibernetike.

Me marrjen e detyrës nga Wendt, Shtetet e Bashkuara kanë tashmë një ambasador të konfirmuar në Tiranë, pas një periudhe prej rreth tre vitesh që posti kishte mbetur pa një ambasador të konfirmuar. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm