Lajme Zone
Një javë pasi u transferua në paraburgimin e Fierit, Erion Veliaj dërgohet në sektorin spitalor
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Një javë pasi u transferua në paraburgimin e Fierit, Erion Veliaj dërgohet në sektorin spitalor

Kryebashkiaku Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes së dënimit në Fier.

Kryebashkiaku Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes së dënimit në Fier. Deri më tani nuk dihet nëse kjo lëvizje ka lidhje me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit. Avokati mbrojtës Plarenc Ndreca por edhe vetë kryebashkiaku, përmes një letre zbërtheu detajet e vizitës sekrete të Gogut, duke deklaruar se ministri i kishte dërguar kërcënimet e kryeministrit Edi Rama. Veliaj tha se Gogu i kishte përcjellë porositë e Ramës ku i kërkohej të jepte dorëheqjen si kryebashkiak dhe të delegonte pushtetin, pasi në të kundërt do të kalbej në burg. Sipas kryebashkiakut, Rama akuzon Veliajn se qëndron pas protestave të dhunshme në Tiranë, por ai e sfidoi kreun e qeverisë që të faktojë akuzat ose në të kundërt të japë dorëheqjen. Në seancën e djeshme në GJKKO, Veliaj nuk mori pjesë, por përmes një letre iu drejtua gjykatës duke e informuar me zhvillimet e fundit. Nga ana e saj, gjatë seancës në prani të avokatit Plarent Ndreca, GJKKO pohoi se nuk ishte njoftuar për transferimin e Veliajt nga Durrësi për në paraburgimin e Fierit. Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut i kanë kërkuar SPAK-ut të hetojë urdhrin që bëri të mundur transferimin e Veliajt nga Durrësi në Fier. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb “I shkoi në orën 22:30”/ Takimi mes Veliajt dhe ministrit Gogu në burg, Ndreca jep detaje: Biseduan 1 orë e gjysmë ‘kokë më kokë’ në zyrën e drejtorit (VIDEO) “Ministri Gogu më tha se do i kërkonin SPAK të…” Veliaj në GJKKO: Rama kërkoi transferimin tim që të bëja burg, kërkoj hetim të plotë VIDEO/ Nga urdhrat për lyerjen e shkallëve në orën 04:30 te kërcënimet në burg, koha kur Rama lëshonte ultimatume, Veliaj: Kryeministrin e kemi perfeksionist BIRN: Konflikti Rama-Veliaj, kërkohet hetim i pavarur i pretendimeve nga SPAK Gazetari Lita plas ‘bombën’: Veliaj ka marrë përkrahje brenda burgut në Fier, ruhet nga persona privatë. I provojnë supën para se ta hajë dhe… “Ministri Toni Gogu duhet të flasë për takimin me Veliajn” – Gazetari: Besoj se SPAK ka çelur hetim! Shkelje e detyrimit ligjor/ GJKKO pohon se burgjet nuk kanë njoftuar për transferimin e Veliajt! Avokatët: Kryebashkiaku u rrëmbye Luftë politike brenda llojit apo kanosje ndaj kryebashkiakut? Ndreca: Veliaj s’ka gisht në protesta. Ia kam thënë dhe Ramës… Seanca në GJKKO, Erion Veliaj refuzon të marrë pjesë në gjyq, letër gjyqtares së çështjes: Do të paraqitem kur… Etiketa: edi rama Erion Veliaj Paraburgimi i Fierit