Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Një javë nga helmimi, banorët e Fushë-Arrëzit ende pa përgjigje: Të paktën na thoni a mund ta konsumojmë ujin


Banorët e Fushë-Arrëzit ende presin një reagim nga institucionet shtetërore se çfarë i shkaktoi anomalitë shëndetësore tek dhjetëra 150 pacientë që përfunduan në Qendrën Shëndetësore të zonës. Minimalisht ata thonë se duan të dinë nëse mund ta konsumojnë apo jo, ujin që u shkon në çezma.

Ka kaluar një javë që nga dita kur një fluks pacientësh përfunduan me simptoma helmimi në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit, por ende nuk është gjetur shkaku. Edhe pse dyshimet e para ishin për helmim nga uji, drejtoria e Ujësjellësit thotë se ende nuk e ka marrë një përgjigje nga strukturat e shëndetit publik. Nga ana tjetër, qytetarët kërkojnë të dinë nëse mund ta konsumojnë ujin që u vjen në rubinete si dhe kush do të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi. “Ka shumë heshtje, nuk ka një sqarim për popullatën. Nuk e dimë si është gjendja, askush nuk ka sqaruar. Analiza toksikologjike po vonhet. Ka shumë heshtje, njerëzit janë të shqetësuar. Heshtja e institucioneve na frikëson. Nuk është thjesht për të pirë ujë. Do të gatuajmë, do të lahemi. Uji i ndotur ndikon shumë, jemi larg shërbimeve të mëdha.” “Nuk ka ardhur përgjigja që të paktën të dimë që popullata të mos ketë asnjë problem për këtë ujë”, thanë banorët. LEXO EDHE:Shkodër/ Vihet nën kontroll zjarri në Bardhaj dhe Myselim, Benet Beci: Banesat janë jashtë rrezikut (VIDEO) Një reagim për situatën e krijuar, e pati edhe Kisha Katolike, e cila kërkon një reagim nga institucionet. “Duhet informacion dhe një lloj transparence sepse njerëzit kanë nevojë për ta ditur dhe si është momentalisht. për mua, mirë është që ta bëjnë shpejt këtë shërbim. Fushë-Arrëzi është njohur gjithmonë për ujin e pastër dhe të mirë, kujdes dhe shihni cilësinë e ujit”, tha frati Andreas Walterman. Të dielën e kaluar rreth 50 pacientë u paraqitën në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit me simptoma të helmimit, ndërsa fluks pati edhe gjatë ditëve në vijim. Banorët pretenduan se situata u shkaktua nga uji, çka bëri që bluzat e bardha të njoftonin strukturat e Shëndetit Publik. Lidhur me këto pretendime ka nisur dhe një hetim policor, edhe pse ende pa përgjegjës. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Shkoder fushe arrez helmim Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 20.9% Nuk e di 4.3% Vota total: 4911 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?