Ka reaguar si gjithmonë me idiotësinë e tij, ndoshta fjalën idiot e ofendon po ta krahasosh me Mero Bazen, njeriu që dikur qëndronte poshtë tavolinës së Saliut dhe tani është kthyer në lëpirësin e Erion Veliajt derisa është shqetësuar dikur edhe për jashtëqitjen e këtij të fundit. Por gjithsesi…
Në shënimin e tij ai thotë se gjykata duhet të shpjegonte se çfarë rreziku ekziston sot, sidomos kur hetimi ka përfunduar, dosja e Veliajt ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar nga prokuroria. Tani, ky idiot, herë politikan, herë jurist, duket se e merr në qafë Erionin që është për t’i thënë i shkreti në burgun e Durrësit se me mendtë e Meros katandisën këtu ku shkuan. Analiza/ Si zbërthehen mashtrimet e Mero Bazes për Erion Veliajn
31 Gusht, 18:17 Hetimi ka përfunduar, thotë Mero. Për herë të parë është i sinqertë se, deri para pak ditësh thoshte që mbahet padrejtësisht në burg dhe hetimi vazhdon. Për herë të parë na e pranoi publikisht Merhumi i shkretë se hetimi paska përfunduar dhe dosja ka kaluar për gjykim.
Te pjesa e dytë, pra dosja për gjykim, duhet të na shpjegojë pse prej 14 muajsh Erion Veliaj nuk shkon të gjykohet? Sepse ky është një argument që e dëmton Erion Veliajn.
Pra ka shkuar çështja në gjykim e pranon, që hetimet paskan përfunduar e pranon. Po pse nuk shkon Erioni të gjykohet? Si mund ta nxjerrë Gjykata e Lartë, ta lirojë dikë që nuk shkon të gjykohet? Erion Veliaj nuk i lë prokurorisë asnjë mundësi për ta harruar
15 Shtator, 14:03 Dhe në fund, si idiot i paepur që është, thekson se provat janë administruar nga prokuroria.
Mjafton të hyjë të lexojë ndonjë rresht apo të pyesë ndonjë jurist a ndonjë prokuror apo gjyqtar të liruar nga detyra apo që është në detyrë, a ndonjë avokat për t’u informuar.
Provat nuk administrohen nga prokuroria, o budallai i paepur, që ndoshta nga pleqëria dhe mosha ke filluar të lëshosh pëllumbat, provat administrohen nga gjykata, prokuroria i mbledh.
Por kur je injorant, të tilla do thuash. Njëherë thua Erion Veliaj mbahet në burg ndërkohë që po zgjaten hetimet, kur në fakt dosja ka shkuar në gjykatë, më pas e pranon, dhe tani na thua se provat administrohen nga prokuroria.
Jo zoti idiot! Provat nuk administrohen nga prokuroria. Provat mblidhen nga prokuroria dhe administrohen nga gjykata. Nuk quhet provë po nuk e pranoi gjykata. Por këtë nuk mund ta kuptojë idioti Mero Baze. SPAK mbylli hetimet për Veliajn/ Dorëzon 500 faqe akuzë, 60 mijë faqe dokumente e prova
23 Korrik, 15:09 Çdo material që prokuroria mbledh, shkon dhe e provon në gjykatë. Ajo bëhet provë e vërtetë vetëm atëherë kur e pranon gjykata, sepse gjykata mund ta rrëzojë dhe mund të mos e administrojë si provë.
Nga ana tjetër, meqënëse ka hallin e rrezikut, po si mund të zhvillohet një proces gjyqësor me dëshmitarë në seancë në gjykatë me gjithë këtë terror që është bërë në gati 19 muaj mbi gjyqtarë, mbi prokurorë, me media, me këdo, përfshirë dhe vetë me Meron dhe me idiotë të tjerë që vijnë vërdallë që çfarë nuk bënë, këto javët e fundit, duke na thënë se Erion Veliaj do dilte sot.
Si mund të zhvillohet një proces gjyqësor dhe të administrohet prova nga gjykata kur dëshmitari mund të ndryshojë thënien, mund të ndryshojë qëndrimin nën presionin dhe terrorin e një kryetari bashkie, që mund të prishë dhe provat, siç është rasti i Klotilda Bushkës? E vërteta e Klotilda Bushkës në gjyqin ndaj Veliajt 3 Prill, 18:28 Por me sa duket, idioti nuk di ta bëjë dallimin e mbledhjes së provave nga prokuroria dhe administrimit të provave nga gjykata. Por na thotë se meqënëse qenkan administruar provat nga prokuroria, Erioni duhet të lihej i lirë.
Ah, more zoti idiot, megjithëse dhe i tillë nuk je! Ngele këllirë, jo vetëm me atë erën që qelbje në korridoret e Partisë Demokratike dikur kur shkoje poshtë tavolinës të Saliut, por dhe mendërisht.
Bën mirë që sa më pak të flasësh e të shkruash për Erionin, se e more në qafë të shkretin. Me këtë që bën ti dhe me raportet që çon ti e ata të tjerët që i japin këtë mendje, gjynah i shkreti! Duket se do ta ketë të gjatë burgun sepse merr mendtë e idiotëve si puna e Meros. Halucinacionet e Plakut Mere 9 Shkurt, 18:05 A që të mos kemi një keqkuptim! Idiot politik dhe idiot juridik. Pjesën e politikut e dimë, sa me Saliun, me Metën dhe tani në fund si idiot i Zdromsit. Sot na tregoi se është dhe idiot juridik me argumentet në lëçitjet e tij mendore nga lodhja, ndoshta dhe pleqëria që po e mn ndoshta pak më shpejt se ç'duhej./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

