Lajme Zone
A do t’i prek SPAK-u Olsin e Edit dhe Shkëlzenin e Saliut, tani që prokurorëve iu bënë pagat 10 mijë Euro?
PolitikëPamfleti

A do t’i prek SPAK-u Olsin e Edit dhe Shkëlzenin e Saliut, tani që prokurorëve iu bënë pagat 10 mijë Euro?

Pavarësisht se Edi Rama është futur në lojë me një nismë ligjore të iniciuar nëpërmjet dy deputetëve, debatit për pagat në sistemin e drejtësisë i ka dhënë përgjigje Gjykata Kushtetuese.

SPAK-u ankohej për paga të ulëta dhe nuk prekte Olsi Ramën (dosja Xibraka, Milton- Call Center) e Shkëlzen Berishën (Gërdeci); pavarësisht provave nga drejtësia gjermane e dokumenteve zyrtare. Tani që pagat u dyfishuan, pyetja shtrohet: a do t'i çojnë para drejtësisë dy familjet sunduese, apo do të vazhdojnë të mbrojnë pushtetin? Pavarësisht se Edi Rama është futur në lojë me një nismë ligjore të iniciuar nëpërmjet dy deputetëve, debatit për pagat në sistemin e drejtësisë i ka dhënë përgjigje Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, përballë rritjes së pagave sa dyfishi i pagës së Presidentit të Republikës, duhet të japin llogari për këto çështje që lidhen me punët e tyre:

· Për zvarritjen e qytetarëve në proceset hetimore e gjyqësore; për padegjueshmëritë dhe moszbatimin e Kodit të Procedurës Penale e Kodit Penal, për parimin e barazisë së hetimit dhe gjykimit të subjekteve të krimit, duke mos krijuar deferencime.

E kemi fjalën për drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut, në "historinë" e veprimeve të të cilëve gjatë 7 viteve aktivitet ka shumë raste që dëshmojnë se kanë krijuar trajtime subjektesh hetimore të ndarë në individë që nuk i tolerojnë, që i lehtësojnë dhe që nuk i prekin fare.

Konkretisht, paprekshmëria e Olsi Ramës dhe Shkëlzen Berishës, për shkak të faktit se i përkasin dy familjeve sunduese të politikës e pushtetit prej më shumë se 30 vitesh në Shqipëri.

Për vëllain e Edi Ramës dhe për të birin e Sali Berishës, drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut na kanë dhënë prova dhe të drejtën të krijojmë bindje definitive se nuk duan t'i çojnë para drejtësisë.

Është fakt që Olsi Rama dhe Shkëlzen Berisha, gjatë pushteteve "perandorake" të vëllait Edi Rama dhe babait Sali Berisha, janë përfshirë në afera të shumta korrupsioni, rrjete trafiqesh, grupe pastrimi parash dhe ndikime në pushtet, madje në biznese shtetërore që kanë shkaktuar edhe viktima.

E vërteta është që Olsi dhe Shkëlzeni janë thirrur nga SPAK për çështje të ndryshme penale me objekt krimesh të rënda, por në abuzim të provave nga shefat dhe prokurorët, për asnjërin prej tyre nuk është regjistruar vepër penale, duke mos i marrë të pandehur.

P.sh., për dosjen "Xibraka", ish-drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, nuk e mori të pandehur Olsi Ramën, duke deklaruar se nuk ishte pjesë e bandës së drogës, megjithëse kishte në tavolinë dosjen e Drejtësisë Gjermane që provoi se shefi i bandës "Xibraka" ishte vëllai i kryeministrit.

Ishte Altin Dumani që hoqi Olsi Ramën edhe nga dosja hetimore e rrjetit mafioz "Milton" të aktivitetit call-center; ndërsa për ortakun Amant Josifi pushoi çështjen, me justifikimin se po e heton Spanja, si marifet për të mos prekur vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Ishte Altin Dumani që hoqi Shkëlzen Berishën nga dosja hetimore "Gërdeci", megjithëse ka shumë prova shkresore zyrtare, dëshmi, mesazhe e biseda telefonike që provojnë se bosi i fabrikës në Gërdec ishte djali i kryeministrit Sali Berisha.

Për heqjen e Shkëlzenit nga kjo dosje hetimore, ish-Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, bëri këtë deklaratë publike: "Prova ka, por nuk e gjykova të arsyeshme ta procedoja penalisht"; madje prej paprekshmërisë së Shkëlzenit u la jashtë hetimit dhe Rrahman Selmanllari e disa të tjerë.

Bazuar në informacionet që i kanë ardhur "Pamfletit", rezulton se emrat e Olsi Ramës dhe Shkëlzen Berishës kanë dalë në dosje hetimi për oligarkë, grabitës tokash, ndërtues të paligjshëm, zyrtarë kadastre, tatimesh, doganash, policie, trafikantë, kontrabandistë, pastrues parash e vrasës.

Por i kanë lënë jashtë hetimit, për shkak të fuqisë si pjesëtarë të dy familjeve sunduese të politikës e pushtetit; prej të cilave janë kërcënuar, janë trembur, ose janë shpërblyer nën tavolinë.

Deri tani, shefat dhe prokurorët e SPAK-ut janë ankuar se kishin paga të ulëta, ndaj nuk kanë qenë produktivë e të guximshëm në goditjen e krimit të organizuar, dhe logjikisht me të drejtë për specifikën e punës së tyre.

Po tani që pagat e tyre janë bërë 10 mijë euro, a do t'i prekin Olsin e Edit dhe Shkëlzenin e Saliut; e disa të tjerë si Blendi Gonxhe, Mirela Kumbaro, Ogerta Manastirliu, Frida Krifca, apo edhe biznesmenët klientë të Kryeministrit; Gjergj Luca, Pëllumb Salillari, Bashkim Ulaj, Shkëlqim Beshiri, Rrahman Selmanllari, Arben Muçobega, Andrea Çaushi etj. etj.?/Pamfletishkëlzen berisha olsi rama spak dyfishimi i pagave Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Bashkia Elbasan në shërbim të "Rozafa Fish City"/ Gjergj Luca “beu” i Labinotit, 1.2 km asfalt në pyll drejt 44 hektarëve të tij 14 Shtator 2026, 20:4020:40Anti-Mafia Po Vila nr. 69 në emrin e Dritan Shakohoxhës në Palasë; a do hetohet nga SPAK, nëse është e Blendi Klosit? 14 Shtator 2026, 12:2612:26Anti-Mafia Rama, mashtruesi kronik i shqiptarëve; gënjeu për resortin e Trumpëve në Sazan, ndërsa buxheti i shtetit paguan 142 milionë euro 13 Shtator 2026, 12:0112:01Anti-Mafia Rama-Berisha në 'Prezenca Besnike': Kryeministri Rama i dhuron 9 hektarë tokë e 81 mijë m² plazh 'prestanomes' të Shkëlzen Berishës, Shkëlqim Beshiri 12 Shtator 2026, 11:1111:11Anti-Mafia Dokumenti/ 5 ditë para dorëheqjes, Edi Rama e "zhveshi" ministren Evis Sala nga kompetencat e emërim-shkarkimit të drejtuesve 12 Shtator 2026, 10:5010:50Anti-Mafia Ron Yeffet i Edi Ramës si Damir Faslliç i Berishës: Delvina dhe TEC-i i Vlorës, pazari i ri i Edi Ramës me izraelitin 11 Shtator 2026, 17:1317:13Anti-Mafia