Dikush mund ta lexojë titullin dhe të qeshë, dikujt mund t’i duket dhe e pabesueshme, por, është fakt. Nga dje, Partia Demokratike Dega Korçë ka një berber në rolin e kryetarit. Që të jemi të qartë që në fillim të shkrimit, nuk kemi asgjë kundër berberave, që të jemi të qartë. Përkundrazi është një profesion i nderuar që ju shërben shumë mirë njerëzve ditë pas dite.
Për më tepër dikur thoshin se ka qenë vendi i thashemeve dhe spiunllëqeve më të mëdha që bëheshin nëpër qytet.
Berberi Harito Zoto që shikoni në foton e mëposhtme, e kemi sjellë në krah të një personazhi nga më të njohur të Korçës me Stefi Priftin, çuditërisht i ka fshirë fotot e profesionit të tij, është përpjekur ti zhdukë nga rrjetet sociale Ai dje u zgjodh i PD-së së Korçës me një garë të manipuluar, krejt formale, ku kishte 4800 anë tarë, votuan 147 deri 150 vetë dhe u tha sikur votuan 520 vetë. Harito Zoto bëri një fitore të thellë, një fitore si prej berberi. Iu fut me gërshërë votave dhe i qethi sa mundi. CNA e paralajmëroi/ Zgjidhet kreu i ri i PD-së në Korçë 7 Nëntor, 18:58 Aq shumë i qethi berberi ynë, saqë në një degë ku janë 4800 anëtarë të regjistruar, ku të paktën që një garë të quhet minimalisht e drejtë duhet 50% nivele pjesëmarrjeje, po edhe sikur të quajmë sikur pati 10% pjesëmarrje, as ata nuk janë. Pjesëmarrje e ulët në votimin për kreun e PD-së në Korçë/ Vetëm 100 anëtarë kanë votuar në 3 orë 7 Nëntor, 11:14 Ishte një garë ku marrin pjesë rreth 3% e antarësisë dhe në fund zgjidhet berberi. I ka krasitur, i ka prerë votat me gërshërët e tij. Një berber që falimentoi dhe si i tillë. Më poshtë keni foton e biznesit të falimentuar të berberit që më pas u kthye në biznesmen. Ka filluar të shesë aksesorë për berberhane, është ngritur në detyrë. Nuk kemi asgjë me Harito Zoton, si familjar, si qytetar por ai do të jetë tashmë kreu i PD-së së Korçës dhe do të ringjallë shpresën për fitoren e opozitës, duke marrë gërshërët në dorë dhe aksesorët e berberhanes për të qethur Partinë Socialiste në pushtet, Niko Peleshin, Sotiraq Filon, pse jo edhe ndonjë parukeri mund të bëjë për zonjat deputete. CNA e paralajmëroi/ Zgjidhet kreu i ri i PD-së në Korçë 7 Nëntor, 18:58 Kush mendon se po bëjmë shaka ose po tallemi e ka gabim. Ne e kemi shumë seriozisht këtë temë dhe e kemi trajtuar dhe më parë, por ky stan këtë bulmet ka.
Kur PD-në e një qyteti e le ta marri në menaxhim ta përfaqësopjë apo drejtojë një deputet analfabet i mbështetur nga krimi, një njeri i fajdeve dhe i basteve online, i përzier me përdorues lëndësh narkotike dhe me një grup militantësh që asgjë nuk e lidh me PD-në, por vetëm me një individ analfabet, ai stan atë bulmet ka. Vdekja klinike e Partisë Demokratike në Korçë 7 Nëntor, 18:22 Një deputet analfabet do të nxjerrë kryetar partie një berber. Është një fitore e madhe për Korçën që të ketë në krye një berber pas një deputeti analfabet. Prej 1 viti ka Fidel Krekën që nuk flet asnjë fjalë. Dhe për këtë e kemi sqaruar.
Mund të jetë një djalë i mire në mëhallë, por nuk mund të përfaqësojë ai lloj analfabeti PD-në e Korçës e as qytetarinë e Korçës. Për më tepër, koha tregoi se ai prodhoi kryetar një berber.
Disa kohë më parë prishën zgjedhjet në degën lokale dhe nuk lejuan garë qytetare. Si e masakroi PD-në deputeti i mbështetur nga krimi dhe droga
10 Shtator, 12:37 Tashmë, e manipuluan dhe demokratët e bojkotuan, as 3% nuk shkuan në votim. Këtë prodhon një deputet analfabet. Dhe kur selia e PD-së së Korçës drejtohet nga kufiri i KullIirit me Radanecin. Ky është një problem i madh, asgjë kundër banorëve të asaj zone, asgjë kundër atyre njerëzve, por Korça është përtej një kioske që dikur u ndërtua pa leje dhe tani mbahet si simbol i demokracisë së qytetit. Çfarë fshehu PD nga marrja peng e selisë në Korçë? 5 Maj, 13:17 Në një zonë periferike të saj, ku dikur s'ka pasur as qytet. Më tej, të presim dhe të shohim se mund të kemi dhe më keq se berberi.
Dikur PD-ja e Korçës është drejtuar nga një sizmiolog, siç ka qenë Petrika Minga, më pas, një inxhinier, siç ka qenë Ilir Manushi. Më pas, Isuf Salikçe, që një doktor. Më pas Alfred Olli, jurist, Thoma Nini, doktor. Më pas Agron Azisllari, jurist. Pas tij do ta merrte Andrea Mano dhe Dhimiter Qyfeku, ky i fundit fizikant dhe jurist.
Dhe tani pas të gjithë këtyre burrave dhe zotërinjve nga familje qytetare të nderuara korçare, profesionistë me vlera dhe me reputacion të padiskutueshëm në qytet, kemi kryetar partie një berber të falimentuar që është një shkallë më lart nga piktor është bërë skulptor sepse tani nuk qeth më në dyqan por është kujdesur të fshi dhe fotot se mos i dalin diku. CNA e paralajmëroi/ Zgjidhet kreu i ri i PD-së në Korçë 7 Nëntor, 18:58 Nuk është turp të kesh qenë berber, megjithëse Harito i ka fshirë fotot. Ne i urojmë suksese në detyrën si kryetar partie. Por kemi folur dhe do flasim duke parë një plagë për qytetin e Korçës.
Një regres dhe kur ai vjen nga opozita e cila duhet të jetë shpresa e qytetarëve, shpresa për ndryshim, atëherë çfarë ka ngelur vallë. Asgjë më shumë. Një berber i falimentuar, që tani shet aksesor berberhanesh, të marrë drejtimin e opozitës dhe t'i ngjallë shpresën e të ardhmes Korçës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

