Lajme Zone
Nisma “Shqipëria Sociale”/ Rama zbulon se çfarë pritet të ndodhë në nëntor
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nisma “Shqipëria Sociale”/ Rama zbulon se çfarë pritet të ndodhë në nëntor

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar diskutimet e zhvilluar në...

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar diskutimet e zhvilluar në mbledhjes e kësaj të premteje me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve.

Rama tha se diskutimet u përqendruan te kalendarizimi i “Pranisë Besnike” në çdo territor, si dhe te mekanizmat e rinj të ndërveprimit mes qeverisë dhe deputetëve.

Sipas kryeministrit, ky bashkëpunim synon përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve publike, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor.

Në mbledhje është diskutuar gjithashtu për hartimin e ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”, ndërsa vëmendje i është kushtuar edhe progresit në hartimin e nismës së integruar “Shqipëria Sociale”.

Kryeministri Rama bëri të ditur se kësaj nisme do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare, e cila pritet të zhvillohet në muajin nëntor. “Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga

kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.

Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.