TIRANË– 11 vende të Bashkimit Europian kërkojnë heqjen e vetos brenda Unionit. Në një letër drejtuar përfaqësueses së lartë të Politikës së Jashtme të BE, Kaja Kallas, vendet europiane të kryesuara nga Gjermania, kërkojnë zëvendësimin e unanimitetit në shumicën e kualifikuar, dhe zëvendësimin e vetove me abstenime.
Ekspert i çështjeve për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, u shpreh në “News Line” se ky propozim do të ishte një bonues jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për vendet e tjera të rajonit.
Ai theksoi se kjo do t’i jepte mundësi që vendet e Ballkanit të mos bëheshin bllokuese të njëra tjetrës, në procesin e integrimit, siç dhe ka ndodhur në të shkuarën. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Mund të hiqen disa pengesa dhe mund të hapte më shumë rrugën drejt BE, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera Të Ballkanit Perëndimor. Është mënyrë për të lehtësuar mekanizmat. Për vendet e Ballkanit është një zgjidhje shumë e mirë, sepse vendet e Ballkanit bllokojnë njëra tjetrën.
Problemet në dukje janë shumë të vogla, por qasjet e dy vende, sidomos ajo maqedonase i hedh në erë të gjithë marrëdhëniet. Marrëdhëniet janë të acaruara mes palëve, sa edhe një aksident automobilistik kthehen në përplasje. Kjo është tipike se si funksionon vetoja në vendet e Ballkanit, nisin nga gjërat mëdha dhe përfjnë në raste të tilla”, tha ai.
I pyetur se sa shanset ka që heqje e vetos të bëhet një fakt i kryer, Krisafi tha se shanset në këtë pikë janë 50 me 50, ndërsa tregoi se procesi i vetos jo gjithmonë ka qenë një mekanizëm problematik në marrëdhëniet mes vendeve.
“Shanset janë 50 me 50 për heqjen e vetos. Vetoja shpeshherë ka shërbyer për të zgjidhur problemet para se këto vendet të futen në BE dhe për vetë be ka qenë një praktikë, që problemet e vendeve të zgjidhen para anëtarësimit. Edhe vetoja nuk ka qenë gjithmonë e keqe. Ideja e anëtarësimi gradual është një ide shumë interesante. Të bën pjesë të BE, duke të dhënë një pjesë të benefiteve, fondeve, pjesë e përfitimeve që sjell tregu i përbashkët.
Të jep kushte për t’u ndjerë anëtarë, por jo të gjithë të drejtat. Shqipëria ka më shumë mundësi për të qenë pjesë e BE, më shumë se Mali i Zi pavarësisht se vendi fqinj është më përpara në proces. Shton shanset e Shqipërisë dhe është një mënyrë për të qenë pjesë ë klubit, për të përfituar nga pjesa që jep klubi. Kam përshtypjen se BE këtë po përpiqet të realizojë dhe synon që t’i bëjë pjesë “, tha ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet bekrisafi

