Lajme Zone
Nisin tensionet te Kryeministria/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nisin tensionet te Kryeministria/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Protesta është spostuar prej thuajse një ore te Kryeministria dhe ka nisur tensioni me policinë.

Protesta është spostuar prej thuajse një ore te Kryeministria dhe ka nisur tensioni me policinë. Protestuesit kanë shkulur pllakat e trotuarit dhe godasin me gurë drejt policisë.

Efektivët nga ana tjetër përgjigjen me lëndë plasëse dhe gaz lotsjellës.

Herë pas here policia tenton të shtyjë përpara për t’i spostuar më tej protestuesit, që tërhiqen për disa momente prej gazit dhe më pas kthehen sërish në sulm.

Një pjesë e policëve shihen të fshehur pas makinave ujëhedhëse. Teksa civilët qëndrojnë gjithnjë gati për të përfituar dhe për të bërë arrestime. Top Channel