Lajme Zone
Nisin punimet për ndërtimin e bupassit të Elbasanit, ministri Karakaçi: Autostradë e kategorisë A, do i japë zgjidhje të qëndrueshme problematikës së trafikut në zonë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nisin punimet për ndërtimin e bupassit të Elbasanit, ministri Karakaçi: Autostradë e kategorisë A, do i japë zgjidhje të qëndrueshme problematikës së trafikut në zonë

Ministri Karakaçi tha se bypassi i Elbasanit do të ndihmojë në lirshmërinë e qarkullimit të automjeteve dhe sipas tij, segmenti i parë fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë - Elbasan.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e bypassit të Elbasanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga punimet, Karakaçi ka shkruar se kjo rrugë do të jetë një autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standarde që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan. LEXO edhe... 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe shërbim dentar të specializuar, projekti pilot nis në Elbasan (VIDEO) Teksa ka theksuar se kjo vepër do të ofrojë standard europiane infrastrukturore, Karakaçi tha se investimi do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do i japë zgjidhje problematikës së trafikut në zonë, dukë përmirësuar lëvizjen dhe sigurinë për qytetarët. Reagimi i ministrit Karakaçi: Kemi filluar punimet në bypassin e Elbasanit. Për ta konkretizuar është pjesa ku fillon hinka e autostradës Tiranë - Elbasan. Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan. I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfn rruga Tiranë - Elbasan tashmë ka filluar nga punimet. Punimet janë duke ecur mirë për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë jemi në 3 kilometrat e parë që përfjnë diku te kombinati metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit. Pse ka rëndësi ky projekt? Kemi vazhdimin e autostradës Tiranë - Elbasan. Bëjmë ndarjen e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëjmë ndërlidhjen ndërmjet autostradës Tiranë - Elbasan, bypassit të Elbasanit, si dhe dalim në vazhdimin e korridorit Elbasan - Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri. R.Xh/ReportTv.al Elbasan bypass i elbasanit tirane-elbasan autostrade qarkullimi rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 27.3% Të gabuar 66.4% Nuk e di 6.3% Vota total: 524 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?