Lajme Zone
Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Nis sot zbatimi i amnistisë penale, ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë

Nis sot zbatimi i amnistisë penale në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

Nis sot zbatimi i amnistisë penale në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Sipas të dhënave të raportuara nga gazetarja Anila Hoxha, 541 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe dalin sot nga burgjet, ndërsa qindra të tjerë përfitojnë ulje të dënimit ose forma të tjera lehtësimi.

Sipas raportimit, përveç 541 personave që lirohen, 803 të dënuar përfitojnë ulje dënimi, 173 persona përfitojnë nga rillogaritja e dënimit, 124 raste lidhen me disa vendime gjyqësore, ndërsa 67 të dënuar përfitojnë nga bashkimi i dënimeve. Po ashtu, 609 persona nuk përfitojnë nga amnistia penale, pasi nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj.

Institucionet me numrin më të lartë të lirimeve janë:

Lushnja – 127 të liruar

Fieri – 104 të liruar

Reçi (Malësi e Madhe) – 101 të liruar

Rrogozhina – 94 të liruar

Korça – 60 të liruar.

Nga ana tjetër, numri më i lartë i personave që nuk përfitojnë nga amnistia rezulton në:

Reçi (Malësi e Madhe) – 160 të dënuar

Peqini – 156

Fieri – 80

Korça – 66

Burreli – 44

Durrësi – 32

Procesi i lirimit të të dënuarve ka nisur gjatë ditës së sotme dhe po zhvillohet në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse.

Amnistia penale parashikon përfitime të ndryshme për kategori të caktuara të të dënuarve, duke përfshirë lirimin e menjëhershëm, uljen e dënimit dhe rillogaritjen e masës së vuajtjes së dënimit. Top Channel