Lajme Zone
Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 40 mijë lekë pa komision! Sejko: Bizneset e qytetarët kursejnë 400 mln euro
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 40 mijë lekë pa komision! Sejko: Bizneset e qytetarët kursejnë 400 mln euro

Paratë e dërguara nga një bankë në tjetrën brenda vendit mbërrijnë në llogarinë e përfituesit brenda 10 sekondash. Transfertat në lekë dhe në euro kryhen nga aplikacioni i bankës në çdo orë, edhe në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare.

Nga sot, për të dërguar para nga një bankë në tjetrën brenda Shqipërisë mjaftojnë deri në 10 sekonda. Banka e Shqipërisë ka vënë në funksionim sistemin e pagesave të menjëhershme, të quajtur IPSA. Qytetarët dhe bizneset mund të kryejnë transferta në lekë dhe në euro në çdo orë, edhe në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare. “Ky është sistem i pagesave të menjëhershme në euro dhe në lekë që do të kryhen brenda vendit në shtatë ditë të javës, në 24 orë, ditën dhe natën”, shprehet Guvernatori Gent Sejko në një videomesazh. Më parë, transfertat në kohë reale ishin të mundura vetëm për transfertat që kryheshin brenda të njëjtit institucion financiar. Për transfertat mes institucioneve të ndryshme financiare, koha e ekzekutimit ndryshonte nga disa orë deri në një ditë pune, në varësi të kohës kur nisej transferta. LEXO EDHE:Sot fillon sistemi i pagesave të menjëhershme, tani të gjitha transfertat kombëtare kryhen në çast Për të përdorur shërbimin e ri, klienti zgjedh opsionin e transfertës së menjëhershme në aplikacionin e bankës së tij. Nëse, për shembull, i dërgon para një familjari të dielën në mbrëmje, shuma mbërrin në llogarinë e tij brenda pak sekondash dhe mund të përdoret menjëherë. E njëjta gjë vlen edhe për një biznes që merr pagesën e një klienti jashtë orarit të punës së bankës. Transfertat e menjëhershme deri në 40 mijë lekë, të kryera nga aplikacioni i bankës, janë pa komision. Tarifa për një transfertë të menjëhershme nuk do të jetë më e lartë se ajo për një transfertë të zakonshme në të njëjtën monedhë dhe me të njëjtat karakteristika. Me implementimin e këtij sistemi pagesash të menjëhershme, guvernatori Gent Sejko thotë se qytetarët e bizneset do të kursejnë mbi 400 milionë euro. “Me implementimin e këtij sistemi pagesash të menjëhershme, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kursejnë mbi 400 milionë euro, siç është parashikuar nga një studim i Bankës së Shqipërisë dhe i Bankës Botërore”, thekson Sejko. Platforma TIPS Clone, e zhvilluar dhe e operuar nga Banka e Italisë, përdor të njëjtën teknologji si shërbimi TIPS i Eurosistemit. Përdorimi i kësaj teknologjie mbështet përafrimin e vendeve pjesëmarrëse me standardet evropiane në fushën e pagesave dhe krijon kushtet për pjesëmarrjen e tyre të mundshme në TIPS në të ardhmen. Projekti në Shqipëri u realizua nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore Evropiane, me mbështetjen e Bankës Botërore. SI.E. SI.E. Shqiptarja.com TAG: IPSA transferta gent sejko banka e Shqiperise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 70.9% Protesta 23% Asnjëra 6.1% Vota total: 2426 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?