Lajme Zone
Nis protesta në Prishtinë, kërkohet votimi i ligjit për Gjykatën Speciale
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Nis protesta në Prishtinë, kërkohet votimi i ligjit për Gjykatën Speciale

Në Prishtinë nisi protesta në mbështetje të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, një ditë pasi tubimi i së hënës u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Në Prishtinë nisi protesta në mbështetje të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, një ditë pasi tubimi i së hënës u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe policisë. Njëri nga organizatorët, Çlirim Haziri, u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë projektligjin në lexim të dytë, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave nëse kjo nuk ndodh. “Ose votojeni ligjin, ose dilni në zgjedhje me ‘vulën e turpit’”, tha Haziri para protestuesve. “Derisa ligji të votohet, ne nuk e bëjmë asnjë hap prapa”, shtoi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb