Lajme Zone
Nis në Budva samiti i Procesit të Berlinit, i pranishëm Rama! Merz: Vetëm nëse punoni së bashku, do jeni në BE! Protestat në rajon? Dhuna kurrë opsion nga asnjë nga palët
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Nis në Budva samiti i Procesit të Berlinit, i pranishëm Rama! Merz: Vetëm nëse punoni së bashku, do jeni në BE! Protestat në rajon? Dhuna kurrë opsion nga asnjë nga palët

Sot në Miloçer të Budvës, Mali i Zi do të mbahet samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit. Në këtë takim do të marrë pjesë kryeminitri Edi Rama, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ka nisur sot në Budva të Malit të Zi samiti i radhës i Procesit të Berlinit, ku janë mbledhur liderë nga Evropa dhe Ballkani. Në këtë takim merr pjesë kryeminitri Edi Rama, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të pranishëm janë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në fjalën hapëse të samitit, duke përshëndetur pjesëmarrësit, malazezi Spajiç falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së tij evropiane. LEXO EDHE:'Drejtësia me regji', Meta reagon pas shtyrjes së gjyqit dhe pezullimit të afateve të paraburgimit: Jam gati të mbrohem vetë! Konflikti GJKKO-avokatë u orkestrua politikisht "Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor ka ruajtur një premtim thelbësor evropian: se reformat, pajtimi dhe bashkëpunimi hapin rrugën drejt një të ardhmeje të përbashkët. Dymbëdhjetë vjet pas nisjes së tij, Procesi i Berlinit vazhdon të promovojë një ide që qëndron në thelb të integrimit evropian: paqja e qëndrueshme ndërtohet kur shtetet punojnë së bashku për të krijuar diçka të përbashkët”, deklaroi Spajić. Kancelari Merz dha mesazhe të forta. "Ndryshimi duhet të vijë brenda vendeve tuaja, dhe kjo është një prej ideve themeluese të Procesit të Berlinit që kur i krijua. Të sjellurit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në tavolinë, për teë arritur reformat dhe progresin nga brenda dhe për të pasur bashkëpunim dhe pajtim rajonal. Në fund të fundit ju do të keni sukses në rrugët drejt Bashkimit Evropian vetëm nëse ju punoni së bashku. 12 vitet e kaluara ne kemi avancuar në fusha si lëvizja e lirë, agjenda e gjelbër, turizmi, investime, shërbimet etj. Kjo mund të duket teknike por nuk është sepse vendos nëse një dentist i ri nga Shkupi të punojë në Tiranë, apo një kompani në Novi Sad të hapë një degë të saj në Sarajevë. 8 milionë në një treg janë sigurisht shumë më interesant për investitorët se sa në 6 të ndara. Tani jemi në rrugë të mbarë edhe me procesin e integrimit dhe po kujdesemi që të jetë sa më i shpejtë i mundshëm. Por sigurisht që ai është i bazuar në meritë. Ne kemi vullnetin por sigurisht reformat duhet të vijnë sërish nga ju. Ne gjithashtu kemi parë protestat në rajon por edhe në vendet tona dhe këto protesta na japin një mesazh të qartë: DUHET të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe duhet të jemi të sigurt që qytetarët tanë përfitojnë nga kjo. Më lejoni që të jem i qartë në lidhje me protestat: DHUNA NUK DUHET KURRË TË JETË OPSION NGA ASNJË NGA PALËT" Në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas axhendës, mbërritja zyrtare e liderëve dhe deklaratat për mediat janë planifikuar të fillojnë në orën 09:30, ndërsa samiti pritet të fillojë në orën 10:20. Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e afrimit të tyre me Bashkimin Evropian. Axhenda09:30–10:15 - Mbërritja e krerëve të delegacioneve dhe deklaratat për media10:20–10:30 - Seanca hapëse13:00–13:20 - Konferencë për shtyp13:30 - Fotografia familjarelajm ne perditesim... Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:55 Marta Kos nga Mali i Zi: Për Shqipërinë është vendimtare ruajtja e ritmit drejt BE-së Ruajtja e ritmit të integrimit në Bashkimin Europian është momenti vendimtar për Shqipërinë. Kështu deklaroi komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, ku foli për hapat që duhet të ndërmarrin vendet e rajonit."Mali i Zi është vendi që kam vizituar më shpesh gjatë këtij viti, çka është normale për sa kohë që Mali i Zi është në pararojë të procesit të zgjerimit. Jam gjithmonë e lumtur të rikthehem dhe të shoh se si një shtet që është i vendosur për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian po përparon. Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, momenti vendimtar do të jetë kalimi i vijës së finishit të procesit të anëtarësimit. Për Serbinë, moment vendimtar janë zgjedhjet të dielën e ardhshme. Për Shqipërinë, moment vendimtar është ruajtja e ritmit në rrugën drejt Europës. Dhe, sigurisht, edhe për Kosovën, një zgjedhje vendimtare është të vazhdojë të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit. Është një gjë e mirë që liderë nga rajoni dhe ndërkombëtarë janë mbledhur në kuadër të Procesit të Berlinit në këtë vend të bukur të Malit të Zi" tha Kos U.D/Shqiptarja.com Share Ora 11:27 Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama (VIDEO) Kryeministri Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili nis me seancë plenare “Një rajon në lëvizje: Ballkani Perëndimor duke formësuar të ardhmen e përbashkët të Evropës”Në mbërritjen e tij në samit së bashku me liderët e tjerë pjesëmarrës, Kryeministri Rama u shpreh:“Në fakt i vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë sa herë që vjen. Ndërkohë që ndjehem mirë që jemi këtu sërish për ‘’Procesin e Berlinit’’. Një ritual i përvitshëm këtë vit po zhvillohet në këtë vend të jashtëzakonshëm. Dhe çfarë duhet të them më shumë? Jam këtu dhe i lumtur të vazhdoj me miqtë që janë në pritje. Nuk e di me pyetje, ka pyetje? Mirë. Faleminderit shumë.” P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:21 'Dhuna nuk duhet të jetë kurrë opsion', Merz nga Budva mesazh për protestat në rajon: Asnjëra palë të mos përdorë dhunën! Kancelari gjerman Friedrich Merz, nga Budva, u bëri thirrje gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të vijojnë reformat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai u ndal edhe te protestat në rajon, duke theksuar se dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion, nga asnjëra palë.Deklarata e plotë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në Budva:“Ndryshimi duhet të vijë nga brenda vendeve tuaja dhe kjo është një prej ideve themeluese të Procesit të Berlinit që nga krijimi i tij: të sjellë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në një tryezë, për të arritur reformat dhe përparimin nga brenda, si dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe pajtimin rajonal.Në fund të fundit, ju do të keni sukses në rrugën drejt Bashkimit Europian vetëm nëse punoni së bashku.Gjatë 12 viteve të fundit kemi bërë përparim në fusha si lëvizja e lirë, agjenda e gjelbër, turizmi, investimet, shërbimet e të tjera. Kjo mund të duket teknike, por nuk është, sepse përcakton nëse një dentist i ri nga Shkupi mund të punojë në Tiranë apo nëse një kompani në Novi Sad mund të hapë një degë të saj në Sarajevë.Një treg me 8 milionë banorë është sigurisht shumë më interesant për investitorët sesa gjashtë tregje të ndara.Tani jemi në rrugë të mbarë edhe me procesin e integrimit dhe po kujdesemi që ai të jetë sa më i shpejtë të jetë e mundur. Por, sigurisht, ky proces bazohet në meritë. Ne kemi vullnetin, por reformat duhet të vijnë sërish nga ju.Ne kemi parë gjithashtu protestat në rajon, por edhe në vendet tona. Këto protesta na japin një mesazh të qartë: Duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe duhet të sigurohemi që qytetarët tanë të përfitojnë prej tij.Më lejoni të jem i qartë në lidhje me protestat: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion nga asnjëra palë.” U.D/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Jakov Milatoviç antonio tajani Marta Kos edi rama samiti i berlinit mali i zi kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.3% Disi 3.1% Vota total: 11049 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?