Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Nis marshimi në bulevard / Paralajmërohet sërish rrethimi i Kryeministrisë: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!


Protestuesit e mbledhur në ditën e 95-të të aksionit qytetar kanë lënë hapësirën e sheshit para kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit e mbledhur në ditën e 95-të të aksionit qytetar kanë lënë hapësirën e sheshit para kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrje të njëpasnjëshme kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesën e prerë për lirimin e 14 protestuesve të arrestuar një natë më parë, turma po përparon e organizuar, duke paralajmëruar rrethimin e selisë së qeverisë sërish. Organizatorët dhe aktivistët kanë paralajmëruar për të vijuar skenarin e ndjekur gjatë ditës së djeshme ku bllokuan hyrjet kryesore përgjatë kohës që kreu i ekzekutivit ndodhej brenda në zyrë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb