Ka nisur edicioni i tetë radhazi i kolonisë së piktorëve në Kolonjë. Përgjatë katër ditëve, artistë nga Shqipëria dhe trevat shqiptare do të hedhin në telajo vjeshtën dhe bukuritë natyrore që ofron kjo krahinë. Fatmir Toçi, organizator i kësaj kolonie tregon se në bashkëpunim me Bashkinë Kolonjë po punohet për realizimin e një synimi të rëndësishëm, ngritjen e një galerie të arteve pamore në Ersekë. LEXO edhe...Autorë të disa vjedhjeve në Pogradec dhe Korçë, pranga dy të rinjve! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori! (EMRAT) "Rreth 45 piktorëve çdo vit në stinën e vjeshtës vijnë të marrin frymëzimin dhe transformimin që zona ka patur. Do shkojmë deri në fund të premtimit që kanë dhënë piktorët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, nga diaspora, që me pikturat e tyre brenda pak kohësh të krijohet një galeri arti e pikturës, ku do të ketë objekt dhe fokus peizazhet dhe pamjet e zonës."- shpreh Toçi. Për piktorët, Kolonja ofron frymëzim në çdo stinë të vitit. Disa prej tyre tregojnë se kanë krijuar një lidhje të veçantë me këtë krahinë, duke e vizituar atë vazhdimisht për të pikturuar peizazhet e saj. Arben Kristani ka treguar se kjo është hera e tretë që merr pjesë në koloninë e piktorëve, ndërsa Kolonjën e viziton shpesh për shkak të peizazheve të saj të veçanta. "Kolonja është hera e tretë, por unë vij shpesh sepse është nga rrugët e preferuara të miat. Nga rrugët më të bukura që ka Shqipëria për t'u pikturuar."-shpreh piktori. Ndërkohë Emiona Stasi thekson se rikthimi në Ersekë është gjithmonë një kënaqësi e veçantë veçanërisht gjatë vjeshtës, kur natyra ofron ngjyra dhe tonalitete të pasura. "Vij për të disatën herë, për mua është kënaqësi e veçantë në Ersekë sepse edhe në këtë kohë ka natyrë të butë, kolorit të pasur, tonalitete të bukura e ka kënaqësi kur pikturon. Vjeshta është më e bukura këtu. Ngjyra të hatashme."-citoi ajo. Piktori Ardian Mashi ka vlerësuar bukuritë natyrore të Kolonjës, duke u shprehur i mahnitur nga peizazhi i zonës edhe në kushtet e motit të vrenjtur. "Në koloninë e Ersekës, në peizazh që të ofron ky vend. Shumë bukur edhe pse koha e vrenjtur, natyra është fantastike, vjeshta e bukur."-shtoi . Në përfundim të kolonisë, punimet e realizuara gjatë këtyre katër ditëve do të prezantohen në një ekspozitë të veçantë në Ersekë. Përmes telajove të tyre, piktorët do t'i japin publikut një këndvështrim artistik mbi bukuritë e Kolonjës, duke kontribuar edhe në pasurimin e fondit të krijimeve që synohet të ekspozohen në galerinë e ardhshme të arteve pamore. A.C/ReportTv.al Korce kolonje Arben Kristani Emiona Stasi Ardian Mashi fatmir toci Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51% Jo 40.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 490 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
