Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta një ditë më parë të ish-deputetit dhe diplomatit Bashkim Zeneli, përmes një postimi në rrjetet sociale. Veliaj e ka cilësuar atë si një mik fisnik duke kujtuar me mirënjohje edhe gjestet e tij njerëzore. LEXO edhe...Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Po e ndjekim me vëmendje, të respektohet proces i rregullt ligjor (VIDEO) Kryebashkiaku i shpreh ngushëllimet familjes së tij teksa e ka e cilësuar ish-deputetin si një intelektual të shquar. Postimi i plotë: Lamtumirë, i dashur Bashkim! Shqipëria humbi një diplomat par excellence, Partia Socialiste një intelektual brilant, ndërsa unë një mik fisnik, që nuk do ta harroj kurrë. Edhe në ditët e tij më të vështira, Bashkimi fisnik gjeti kohën dhe kujdesin të më kujtonte, duke më dërguar dy librat e tij të mrekullueshëm. Një gjest njerëzor që do ta ruaj gjithmonë me mirënjohje. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njihnin. U prehsh në paqe, mik i shtrenjtë! Erion Veliaj A.C/ReportTv.al bashkim zeneli erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.7% Jo 40.8% Nuk e di 8.5% Vota total: 497 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
