Lajme Zone
Nis aksioni për lavazhet, ja afati i fundit për përdorimin e ujit të pijshëm
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nis aksioni për lavazhet, ja afati i fundit për përdorimin e ujit të pijshëm

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur aksionin kombëtar për kontrollin e përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në të gjithë vendin.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur aksionin kombëtar për kontrollin e përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në të gjithë vendin. Kodi i Furnizimit me Ujë ndalon përdorimin e ujit të pijshëm për këtë aktivitet. Për këtë arsye, çdo lavazh që përdor ujin e rrjetit publik ka afat deri më 31 tetor për ta ndërprerë këtë praktikë dhe për të siguruar një burim alternativ të ligjshëm. “Thirrja jonë është e qartë: mos prisni kontrollin. Merrni masat brenda 31 tetorit. Pas kësaj date do të intensifikohen kontrollet dhe do të zbatohen masat administrative të parashikuara nga ligji”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, Fludian Çuka. Çuka theksoi se për lidhjet e paligjshme nuk do të ketë tolerim. “Ndërhyrja e paligjshme në rrjet është vepër penale. Çdo lidhje e paligjshme që do të konstatohet do të dokumentohet dhe do t’u referohet organeve kompetente. Pa përjashtim.” Sipas AKUK, ndërhyrjet e paligjshme rrisin humbjet, mund të ndikojnë në presionin dhe funksionimin normal të rrjetit dhe cenojnë furnizimin e qytetarëve. Kontrollet do të zhvillohen në të gjithë vendin. Çdo rast do të dokumentohet dhe për çdo shkelje do të ndiqen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. “Rrjeti publik i ujit të pijshëm është pasuri e përbashkët dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të në mënyrë të paligjshme.”