Lajme Zone
Nigeria mbi 34 miliardë dollarë pasuri në litium, gratë që nxjerrin mineralin nga mbetjet fitojnë vetëm 15 dollarë në javë
EkonomiJOQ Albania

Nigeria mbi 34 miliardë dollarë pasuri në litium, gratë që nxjerrin mineralin nga mbetjet fitojnë vetëm 15 dollarë në javë

Ndërsa industria e litiumit në Nigeri vlerësohet mbi 34 miliardë dollarë, gratë që punojnë në zonat minerare të vendit përballen me një realitet krejt tjetër: orë të tëra pune fizike për të fituar rreth 15 dollarë në javë.

Ndërsa industria e litiumit në Nigeri vlerësohet mbi 34 miliardë dollarë, gratë që punojnë në zonat minerare të vendit përballen me një realitet krejt tjetër: orë të tëra pune fizike për të fituar rreth 15 dollarë në javë.

Pamjet nga Farin Dutse, në shtetin Nasaraua, tregojnë gra që mbledhin dhe përpunojnë mbetjet e nxjerra nga minierat. Ato marrin rërën që u lënë punëtorët, e lajnë me ujë në enë dhe e filtrojnë derisa të dallojnë copat e vogla të mineralit. Një prej tyre, vetëm 21 vjeçe, tregon se e bën këtë punë prej dy vitesh.

Minerali i mbledhur kalon më pas te tregtarët dhe përfn te blerësit kinezë në Lagos. Litiumi është një nga lëndët e para më të kërkuara në tregun global, pasi përdoret në prodhimin e baterive për automjetet elektrike dhe pajisjet elektronike, përfshirë celularët.

Nigeria ndaloi në vitin 2022 eksportin e mineralit të papërpunuar, duke synuar të nxisë përpunimin brenda vendit. Në këtë sektor janë shtuar edhe investimet kineze, të cilat sipas materialit kanë arritur në 1.3 miliardë dollarë. Por rritja e investimeve dhe vlera e madhe e burimeve natyrore nuk duket se po përkthehen në të ardhura të krahasueshme për punëtorët më të varfër.

Sipas shifrave të përmendura në video, 63% e popullsisë së Nigerisë jeton nën kufirin e varfërisë. “Kur s'kam para, e bëj këtë punë”, shprehet 21-vjeçarja, duke përshkruar një mënyrë jetese ku puna e rëndë bëhet një zgjidhje për të siguruar të ardhurat minimale.

Në një kohë kur bota kërkon gjithnjë e më shumë litium për tranzicionin drejt energjisë elektrike, kontrasti është i fortë: një industri që gjeneron miliarda dollarë, ndërsa gratë që nxjerrin mineralin nga mbetjet e minierave paguhen vetëm disa dollarë në ditë. Pasuria nëntokësore është e madhe, por për një pjesë të njerëzve që jetojnë pranë saj, përfitimi mbetet tepër i vogël. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)