Lajme Zone
Nicole Kidman në një romancë të re?! Fotografohet me investitorin amerikan Michael Reinstein
KulturëGazeta Tema

Nicole Kidman në një romancë të re?! Fotografohet me investitorin amerikan Michael Reinstein

Nicole Kidman ka ngjallur spekulime për një lidhje të re pasi është fotografuar në shoqërinë e investitorit amerikan, Michael Reinstein.

Nicole Kidman ka ngjallur spekulime për një lidhje të re pasi është fotografuar në shoqërinë e investitorit amerikan, Michael Reinstein.

Aktorja 59-vjeçare është parë në Los Angeles, ku Reinstein e ka pritur në aeroport pas kthimit të saj nga New York-u, ndërsa në fotografitë e publikuara shihet në sediljen e pasagjerit të Ferrarit të tij të zi.

Dyshimet për një afërsi mes tyre nisën pasi çifti u fotografua edhe në fillim të korrikut në Portofino të Italisë, ku u panë duke kaluar kohë së bashku në një hotel luksoz dhe duke shijuar pushimet.

Michael është një biznesmen dhe investitor amerikan, themelues dhe president i kompanisë investuese Regent, me seli në Beverly Hills, e cila investon në fusha si moda, media, teknologjia dhe shitjet me pakicë.

Këto paraqitje vijnë disa muaj pas divorcit të Nicole nga këngëtari Keith Urban, me të cilin ishte e martuar për afro 20 vite dhe ka dy vajza.

Sipas burimeve pranë aktores, po kalon një fazë të re në jetën e saj dhe po fokusohet te lumturia dhe familja.

Vetë Kidman ka qenë gjithmonë e kujdesshme për të ruajtur privatësinë e saj.