Lajme Zone
Nicolas Cage zbulon se po jeton në hotele, aktori tregon si i është përmbysur jeta pas dëmtimit të vilës
KulturëGazeta Tema

Nicolas Cage zbulon se po jeton në hotele, aktori tregon si i është përmbysur jeta pas dëmtimit të vilës

Aktori i njohur i Hollywood-it, Nicolas Cage, ka zbuluar se aktualisht po qëndron në hotele, pasi dëmtimet e rënda në vilën e tij në Malibu e kanë detyruar të largohet përkohësisht nga banesa.

Aktori i njohur i Hollywood-it, Nicolas Cage, ka zbuluar se aktualisht po qëndron në hotele, pasi dëmtimet e rënda në vilën e tij në Malibu e kanë detyruar të largohet përkohësisht nga banesa.

62-vjeçari foli për situatën gjatë një takimi me fansat në aktivitetin “LA Comic Con”, më 31 tetor, kur u pyet se si do ta kalonte Halloween-in këtë vit.

“Për momentin jam paksa pa shtëpi. Diçka ndodhi me shtëpinë time në Malibu, ndaj po qëndroj në hotele”, u shpreh aktori, duke shpjeguar se nuk do të mund ta shijonte festën si zakonisht.

Cage tregoi se, pavarësisht situatës, kishte planifikuar ta shoqëronte vajzën e tij katërvjeçare, August, për të kërkuar ëmbëlsira në Santa Monica. Më pas, pasi ajo të flinte, ai synonte të shihte filmin horror “The Shining”, të regjisorit Stanley Kubrick.

Problemet me vilën nisën në shtator, kur një shembje e madhe e tokës pranë pronës dëmtoi rrugicën e hyrjes dhe rrezikoi zonën përreth. Shtëpia buzë oqeanit, të cilën aktori e bleu në vitin 2024, vlerësohet rreth 10.5 milionë dollarë.

Dëmtimet kanë vështirësuar edhe hyrjen në zonë, ndërsa autoritetet e Malibu kanë marrë masa për sigurinë e banesave përreth. Ende nuk dihet se kur Cage do të mund të rikthehet në vilën e tij.

Aktori nuk ka dhënë një afat për kthimin, ndërsa për momentin është i detyruar të përshtatet me jetesën në hotele. Deklarata e tij vjen gati dy muaj pas incidentit që dëmtoi pronën, duke sjellë një përditësim të ri mbi pasojat që po përjeton personalisht nga kjo situatë.