Lajme Zone
Ngjarje e rëndë në Shkodër/ Gjermani plagos me thikë 2 inspektorë të Policisë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ngjarje e rëndë në Shkodër/ Gjermani plagos me thikë 2 inspektorë të Policisë

Shtetasi me iniciale A.Q., ka telefonuar sallën operative ...

Shtetasi me iniciale A.Q., ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë së Policisë Shkodër rreth orës 17:30 dhe ka njoftuar forcat e rendit se një shtetas tjetër i ka hedhur benzinë në një pikë karburanti.

Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së kalimit kufitar.

Shtetasi që dyshohet se spërkati me benzinë është i shtetësisë gjermane me iniciale J.K., i moshës 47 vjeç dhe po drejtonte dhe ai një automjet kur ndodhi ngjarja.

Gjermani ka refuzuar identifikimin dhe gjatë ndërhyrjes së forcave të Policisë ka plagosur dy punonjës të Patrullës, me iniciale S.B. dhe I.S., me detyrë inspektor.

Shtetasi i huaj pas aktit të rëndë të plagosjes është arrestuar dhe shoqëruar për në Komisariat. "Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27 vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të një pike karburanti pranë pikës së kalimit kufitar.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, ka goditur me mjet prerës (thikë) dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes"/CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.