Lajme Zone
Ngjarja në Sarandë/ Vëllai i një prej të arrestuarve për plagosjen e vëllezërve Shukulli ishte plagosur me thikë
SportABC News Albania

Ngjarja në Sarandë/ Vëllai i një prej të arrestuarve për plagosjen e vëllezërve Shukulli ishte plagosur me thikë

Sarandë – Vëllai i një prej personave të arrestuar për plagosjen e dy vëllezërve Shukulli në Sarandë rezulton të jetë plagosur vetë rreth tre javë më parë në qendër të qytetit.

Sarandë – Vëllai i një prej personave të arrestuar për plagosjen e dy vëllezërve Shukulli në Sarandë rezulton të jetë plagosur vetë rreth tre javë më parë në qendër të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur më 29 gusht, pranë Bashkisë së Sarandës, por nuk ishte bërë publike deri më tani. 21-vjeçari Ndriçim Barjami, vëllai i të arrestuarit Eduart Bajrami, u paraqit në spital pasi ishte goditur me thikë në këmbë.

Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes. Gjatë kontrollit, atij iu gjet thika, si dhe 2.05 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndriçim Barjami u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar dhe, sipas të dhënave, ishte jashtë rrezikut për jetën.

Në seancën gjyqësore, prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa gjykata vendosi ndaj të dyshuarit masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” një herë në muaj.

Deri tani nuk dihet nëse plagosja e 29 gushtit ka ndonjë lidhje me ngjarjen e ndodhur dy net më parë, ku u plagosën dy vëllezërit Shukulli.

Hetimet për të dyja ngjarjet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të motiveve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet saranda