Lajme Zone
Hamza nga protesta paralajmëron veprime ligjore ndaj Speciales pas vendimit: Do t’i konkretizojmë sot në Kuvend
PolitikëABC News Albania

Hamza nga protesta paralajmëron veprime ligjore ndaj Speciales pas vendimit: Do t’i konkretizojmë sot në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka marrë pjesë në protestën e organizuar në Prishtinë nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka marrë pjesë në protestën e organizuar në Prishtinë nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”.

Në një prononcim për mediat në Kosovë, Hamza tha se protesta nuk është e drejtuar kundër askujt, por shpreh përkrahjen për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Nuk është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë. Do të bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme, demokratike, edhe protesta, por edhe veprime ligjore. Besoj se sot do të konkretizojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Hamza. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Kreu i PDK-së e cilësoi aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë si të papranueshëm dhe të pabazuar në fakte.

“Ne jemi për drejtësi, jemi kundër padrejtësisë dhe tash këtë proces, këtë gjykatë çka kemi parë, kemi parë padrejtësi. Ky është një vendim i papranueshëm për qytetarët e Kosovës, vendim i padrejtë, i pabazuar në fakte, është vendim politik dhe sigurisht ne jemi këtu me shpreh pakënaqësinë tonë”, deklaroi Hamza.

Hamza iu bashkua protestës së bashku me deputetë të PDK-së, ndërsa tubimi është organizuar në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitetRajoni