Kosovë - Pas kërkesës së një dite më parë që të mblidhet seancë konstituive, deputetët e PDK shkuan në Kuvend edhe pse nuk ka seancë në rend dite. Ata shfrytëzuan një aktivitet dedikuar emigrantëve, që nga foltorja e Kuvendit të përsërisin thirrjen për seancë. Të pranishëm ishin edhe deputetë të AAK-së, por munguan ata të lidhjes Demokratike të Kosovës. LEXO edhe...Dyshimet e Policisë së Kosovës: Serbi Nenad Rashkoviç fshehu armën e përdorur në Masakrën e Kalludrës Megjithatë në sallë nuk munguan përplasjet fizike dhe verbale mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të shkojnë në takimet e ftuara nga LVV-ja për të arritur marrëveshje politike. “Ejani në takim”, u tha Gërvalla deputetëve të opozitës, që në anën tjetër brohorisnin "thirreni seancën". Pas kësaj, përplasje ka pasur edhe mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavcit dhe Egzon Azemit. Musliu i quajti ata "superkriminela", teksa përsëriste kërkesën për thirrje të seancës. Deputetët të lëvizjes Vetëvendosje, këmbëngulën në qëndrimin se nuk mund të thirret seancë konstituive pa pasur një marrëveshje politike. Të njëjtin qëndrim mbajti më herët edhe drejtuesi i seancës Avni Dehari. “Ne mund të thërrasim seanca shterpë, por përvoja nga dy legjislaturat e kaluara na ka mësuar që e vetmja mënyrë zgjidhjeje është marrëveshja politike mes partive”, tha Dehari në rrjetet sociale. Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, u shty dy herë, me kërkesë të kreut të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë e tjera lidhur për arritjen e një marrëveshjeje të gjerë politike, që përfshin edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Pikërisht mungesa e konsensusit mbi presidentin çoi Kosovën në zgjedhjet e parakohshme. Ora 15:51 'Kurti n'burg', emigranti proteston brenda sallës së Kuvendit, i heqin pankartat nga duart Pas tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, situata është tensionuar edhe mes qytetarëve që ndodheshin brenda sallës gjatë aktivitetit për emigrantët.Një prej tyre ka protestuar përmes pankartave ku shkruhej: “Kurti n’burg”, por një tjetër nga të pranishmit ia hoqi nga duart. Share Ora 13:22 'Superkriminela jeni', vazhdojnë përplasjet në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i hedh ujë deputetit të Vetëvendosjes Ardian Gola Përplasjet në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vijuar edhe në sallën kryesore. Ndërsa deputeti i LVV-së, Ardian Gola, po debatonte me deputetë të PDK-së, deputetja Ganimete Musliu i hodhi ujë. “Superkriminela jeni. Po e shkelni Kushtetutën”, i tha Musliu Golës pas këtij veprimi. Share Ora 13:00 Përplasje në Kuvendin e Kosovës, PDK i hedh ujë deputetes së VV-së Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës mes deputetes së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, dhe deputetëve të PDK-së.Teksa Nagavci po deklarohej për mediat, deputetë të PDK-së i kanë hedhur ujë deputetes së VV-së, duke shkaktuar tensione në ambientet e Kuvendit.Situata është përshkallëzuar më tej, me një përplasje fizike mes Arbërie Nagavcit dhe deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi.Në situatë është përfshirë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, i cili i ka kërkuar Bytyqit të qetësohet. Share Ora 12:25 Albulena Haxhiu përplaset me deputetët e PDK-së në Kuvend (VIDEO) Një përplasje verbale ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës mes ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiut dhe disa deputetëve të PDK-së.Haxhiu ishte duke u përgatitur për të mbajtur një konferencë për media, kur deputetët e PDK-së iu afruan, duke shkaktuar tensione mes palëve.“Thirreni seancën”, thanë njëzëri deputetët e PDK-së. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al kriza politike ne kosove kosove Avni Dehari Albin Kurti PDK AAK LVV Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3310 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

