Lajme Zone
Ngërçi për pagat, përfundon mbledhja e gjyqtarëve/ Kërkojnë zhbllokimin e pagave, paralajmërojnë përshkallëzim në rast mosveprimi
PolitikëABC News Albania

Ngërçi për pagat, përfundon mbledhja e gjyqtarëve/ Kërkojnë zhbllokimin e pagave, paralajmërojnë përshkallëzim në rast mosveprimi

Gjyqtarët zhvilluan këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve.

Gjyqtarët zhvilluan këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve.

Nga mbledhja, ata kanë dalë më një sërë kërkesash. Magjistratët kërkojnë hbllokimin e menjëhershëm dhe pagesën pa asnjë vonesë të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.

Gjithashtu, ata duan fillimin e menjëhershëm të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura sipas zgjidhjes së përcaktuar në paragrafin 110 të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, si një detyrim kushtetues i cili nuk varet nga miratimi i ligjit të ri. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Magjistratët thonë se nëse nuk veprohet menjëherë, masat e ndërmarra nga pushteti gjyqësor do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin përkohësisht të veprimtarisë gjyqësore.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve kërkon:

* Zhbllokimin e menjëhershëm dhe pagesën pa asnjë vonesë të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore;

* Zbatimin e plotë të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, të vendimit nr. 435, datë 26 gusht 2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të urdhrave të nëpunësve autorizues të gjykatave, për aq kohë sa këto të fundit janë në fuqi;

* Sikurse organet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, kanë njohur dhe ekzekutuar detyrimet ligjore, duke zbatuar referencën e pagës sipas parametrave ligjorë të konfirmuara nga vendimi nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi nr. 435, datë 26 gusht 2026 i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve pret nga Ministria e Financave dhe organet në varësi, që të mos zbatojnë vetëm detyrimet ligjore që gjyqtarët kanë por edhe të drejtat e tyre;

* Fillimin e menjëhershëm të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura sipas zgjidhjes së përcaktuar në paragrafin 110 të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, si një detyrim kushtetues i cili nuk varet nga miratimi i ligjit të ri;

* Miratimin pa vonesë të kuadrit të ri ligjor, në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nenin 138 të Kushtetutës, garancitë kushtetuese të statusit të magjistratit dhe pas një konsultimi real me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë;

* Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të refuzojë të pranojë çdo propozim dhe zgjidhje ligjore, që nuk garanton paprekshmërinë e pagës dhe përfitimeve të tjera të ligjshme të gjyqtarëve, në parametrat ligjorë të konfirmuara nga vendimi nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi nr. 435, datë 26 gusht 2026 i Këshillit të Lartë Gjyqësor;

* Ndalimin e çdo praktike administrative që pengon funksionimin financiar të gjykatave ose vendos gjyqtarët dhe administratën gjyqësore përpara pasigurisë së përsëritur për pagën e tyre;

* Marrjen e përgjegjësive institucionale nga çdo organ që, sipas Kushtetutës dhe ligjit, ka kompetencë për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera dhe për të rivendosur menjëherë gjendjen e ligjshme;

* Ndërmarrja e çdo lloj mjeti ligjor me natyrë administrative, civile dhe kushtetuese që bën të mundur ekzekutimin me efekt të menjëhershëm të listëpagesave të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, në zbatim të vendimit nr. 435, datë 26.8.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe urdhrave të titullarëve të gjykatave respektive;

* Ndërmarrja e të gjitha iniciativave për adresimin e situatës me organizatat ndërkombëtare, veçanërisht me Komisionin Evropian, instancat e tjera ndërkombëtare si dhe përfaqësitë diplomatike të huaja, të angazhuara në mbështetjen dhe monitorimin e ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi në Shqipëri;

* Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve i kërkon Presidentit të Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, të angazhohet për respektimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe garantimin e statusit të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore;

* Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve i kërkon Presidentit të Republikës monitorimin me rigorozitet të projektligjit të propozuar nga deputetët e Kuvendit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016”, me qëllim që propozimet për ndryshime të ligjit të jenë në përputhje me frymën, standardet dhe detyrimet që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2026 dhe të sigurojnë zbatimin e plotë dhe efektiv të tij;

* Në rast se nuk veprohet menjëherë nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ekzekutimin e pagave, masat e ndërmarra nga pushteti gjyqësor do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin përkohësisht të veprimtarisë gjyqësore, vetëm në shqyrtimin e çështjeve me natyrë urgjente dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme gjyqësore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet magjistratepaga