Lajme Zone
Ngërçi për pagat e magjistratëve, Olsian Çela sot mbledhje me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Olsian Çela sot mbledhje me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve

Konflikti mes magjistratëve dhe qeverisjes qendrore nisi pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk zbatoi brenda afatit një vendim të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit deri më 31 korrik duhej të miratohej formula e re e pagave të tyre.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela do të mbajë një mbledhje sot në orën 10:00 për çështjen e pagave të bllokuara të magjistratëve. Çela ka thirrur takimin me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë edhe anëtarët e KLP. Gazetarja Keti Banushi bën me dije se takimi do të zhvillohet pa praninë e mediave. Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se dera e Thesarit të Shtetit ku kanë mbetur të bllokuara pagat e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të hapet me forcë. Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Toni Gogu që premtoi se çështja e pagave të magjistratëve do të zgjidhet me nisjen e këtij sesioni parlamentar. LEXO EDHE:Debati për pagat e magjistratëve në Report TV, Duraj kërkon trajtim dinjitoz për magjistratët, Basha: Të presin vendimin e Kuvendit "Detyra ime është që kjo të bëhet sa më shpejt, sa më mirë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen", tha Gogu gjatë një deklarate për shtyp në fundjavë. Konflikti mes magjistratëve dhe qeverisjes qendrore nisi pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk zbatoi brenda afatit një vendim të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit deri më 31 korrik duhej të miratohej formula e re e pagave të tyre. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP thanë se ishin të detyruara të zbatonin vetë vendimin e Kushtetueses dhe përcaktuan pagën referuese. Zhbllokimin e pagave e kanë kërkuar përveç KLGJ-së dhe KLP-së, edhe shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe Gjykata e Lartë. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: pagat e drejtesise Olsian Çela magjistratet Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 14.9% Nuk e di 6.1% Vota total: 1305 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?