Kryeministri Rama ka publikuar një tabelë në rrjetet sociale ku tregon renditjen e pagave të gjyqtarëve krahasuar me disa vende. Sipas renditjes së tanishme, gjyqtarët shqiptarë janë të dytët më të paguarit pas atyre rumunë, rreth 3241 euro në muaj. Më pas vjen Sllovenia me 2842 euro dhe në vend të katërt Greqia me 2702 euro. Mali i Zi renditet në vendin e tetë, me pagë 1958 euro. LEXO edhe...Rezultatet e PISA 2025, Rama në ‘Flasim’: Shqipëria e nisi ngjitjen nga fundi, sot të parët në matematikë Ndërsa me rritjen që gjyqtarët në Shqipëri kërkojnë, do të renditeshin të parët pasi paga do të shkonte në 4886 euro. “Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…”, shkruan Rama. P.J/ReportTv.al edi rama pagat e drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 6528 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

