Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër sot, më 13 shtator, lidhur me ngërçin për rritjen e pagave të magjistratëve, duke e cilësuar pretendimin e tyre si të pambështetur në ligj. Përmes një deklarate, Rama theksoi se pagat e gjyqtarëve në Shqipëri janë tashmë dukshëm më të larta se mesatarja e administratës dhe se ato kalojnë nivelin e pagave në shumë vende të rajonit.
Ai denoncoi padinë penale të shoqatave të gjyqtarëve ndaj zyrtarëve të financave, duke kritikuor tentativën për të përfituar rritje marramendëse pa miratimin e Kuvendit. Sipas kreut të qeverisë, kërkesat e tyre do ta çonin pagën e sistemit gjyqësor deri në mijëra euro mbi atë të Presidentit dhe ministrave.
“Sot paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është 280% më e lartë se paga mesatare të administratës shtetërore; 60% më e lartë se paga mesatare e kolegëve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut; më e lartë se në Kroaci, Bullgari apo Serbi… Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më shumë…
Dhe nëse në të tëra vendet e tjera të rajonit, Europës dhe botës demokratike maja e piramidës së pagave në shtet është Presidenti, paga mesatare e rritur në rrugën jashtë parlamentit bëhet 1,000 euro më e lartë se paga e Presidentit dhe 2,200 euro më e lartë se paga e ministrit. Kjo për mesataren e gjithë trupës, se duke marrë nivelin më të lartë të pagës në sistemin gjyqësor sot, aktualisht, është gati 2000 Euro më shumë se e Presidentit dhe 3000 Euro më e lartë se e ministrit, po bashkë me rritjen?!.. Oh, aty pastaj shkon mbi 5000 Euro më e lartë se e Presidentit dhe 6300 Euro më shumë se e ministrit!
Duket si fantazi e shfrenuar po në fakt është lënda e kallzimit penal që shoqatat e gjykatësve i kanë bërë Ministrit të Financave dhe drejtorëve të thesarit në tërë Shqipërinë, pse nuk dorëzojnë çelësat e thesarit për marrjen e këtyre shumave marramendëse pa vendim të parlamentit…”, shkruan Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Ramangerci me pagat ne drejtesi

