Lajme Zone
Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët në mbledhje të jashtëzakonshme, Sadushi: S’është përplasje me ekzekutivin! Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët në mbledhje të jashtëzakonshme, Sadushi: S’është përplasje me ekzekutivin! Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar

TIRANË- 271 gjyqtarë u mblodhën në një mbledhje të jashtëzakonshme për ngërçin e krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë, që ka sjellë edhe bojkotin e administratës pothuajse në të gjitha gjykatat e vendit. Qëndrimi i tyre ishte i qartë, pagat duhet të zhbllokohen dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për formulën e re të llogaritjes së pagave duhet të zbatohet. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadu

TIRANË- 271 gjyqtarë u mblodhën në një mbledhje të jashtëzakonshme për ngërçin e krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë, që ka sjellë edhe bojkotin e administratës pothuajse në të gjitha gjykatat e vendit. Qëndrimi i tyre ishte i qartë, pagat duhet të zhbllokohen dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për formulën e re të llogaritjes së pagave duhet të zbatohet. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se gjyqësori nuk po negocion shumën e pagës. LEXO edhe...7 pyetje dhe përgjigje për luftën qeveri-drejtësi për pagat e magjistratëve! Si nisi konflikti, vendimet në Kushtetuese dhe deri te bllokimi i rrogave “Gjyqësori nuk po negocion me Qeverinë çmimin e pavarësisë së vet dhe as po kërkon njohjen e një të drejte të pakonfirmuar. Po kërkon zbatimin e rendit juridik ekzistues. Kushtetuta nuk negociohet. Vendimi përfundimtar nuk negociohet. Ai zbatohet”, tha Sadushi. Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit. Sadushi ngriti pyetjen se mbi çfarë formule duhet të paguhen sot gjyqtarët, në një kohë kur formula e vjetër është shfuqizuar. “Cila është paga që autoritetet ekzekutive u njohin gjyqtarëve të Republikës nga data 1 gusht 2026 deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri?”, pyeti Sadushi. Sadushi tha se nuk bëhet fjalë për një përplasje mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, duke theksuar se mund të ketë debat për mënyrën e zbatimit, por jo për detyrimin për të zbatuar një vendim përfundimtar të Kushtetueses. Lajm në përditësim.... Ora 10:49 Mbledhja e gjyqtarëve për pagat në drejtësi/ Sadushi: Mosveprimi i Kuvendit s’i jep të drejtë qeverisë të pezullojë vendimin e Kushtetueses Nga mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve për ngërcin e pagave në drejtësi, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se mosveprimi i Kuvendit për formulën e re të pagave nuk mund t’i japë qeverisë të drejtën të pezullojë efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se vendimet përfundimtare mund të kritikohen apo të mos pëlqehen, por duhet të zbatohen."Ndarja e pushteteve nuk është ndarja e shtetit në kampe kundërshtare, por është mënyra se si demokracia e shpërndan pushtetin, që askush të mos e ketë të gjithin. Marrëdhënia ndërmjet pushteteve nuk mund të ndërtohet mbi epërsi, nënshtrim apo mosbesim, por mbi respektin reciprok të kompetencave kushtetuese. Secili duhet të jetë i fortë brenda kufijve të tij: Kuvendi në ligjvënie, ekzekutivi në qeverisje dhe gjyqësori në dhënien e drejtësisë, i pavarur nga çdo ndërhyrje. Asnjëri nuk është mbi tjetrin dhe asnjëri nuk është nën tjetrin. Të gjithë janë nën Kushtetutën.Këtu qëndron dallimi ndërmjet konfliktit politik dhe kontrollit kushtetues. Një vendim gjyqësor mund të mos pëlqehet, të kritikohet, madje të konsiderohet i gabuar. Ndërkohë, kur ai është përfundimtar, nuk është një propozim, që zbatohet vetëm nëse pushteti tjetër bindet për drejtësinë e tij. Prej atij çasti nuk diskutohet më nëse pajtohemi me të, por diskutohet vetëm se si do të zbatohet.Mosveprimi i Kuvendit nuk mund t'i japë ekzekutivit të drejtën të pezullojë efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Përndryshe, fuqia e vendimit do të varej nga vullneti i organit, që duhet ta zbatojë. Në një shtet të së drejtës ndodh e kundërta. Organi shtetëror i nënshtrohet vendimit, jo vendimi vullnetit të organit shtetëror.Mënyra se si institucionet sillen përballë një vendimi të tillë tregon nivelin real të kulturës sonë kushtetuese dhe evropiane. Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por integrimi nuk është vetëm proces ligjor apo destinacion politik. Para së gjithash, është kulturë institucionale: respekt për shtetin e së drejtës, vendimet e gjykatave, ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit.Nuk mjafton të përafrojmë ligjet, sepse duhet të përafrojmë edhe mënyrën se si institucionet i kuptojnë dhe i respektojnë kufijtë e tyre. Mentaliteti evropian provohet pikërisht, kur një vendim zbatohet edhe pse nuk pëlqehet. Shteti i së drejtës nuk matet me gatishmërinë për të zbatuar vendimet që na leverdisin, por me bindjen ndaj Kushtetutës, kur zbatimi është i vështirë. Ligjet evropiane, pa kulturë institucionale evropiane, nuk mjaftojnë.E njëjta kulturë duhet të reflektohet në mënyrën si flasim për drejtësinë. Kritika ndaj gjykatave dhe vendimeve të tyre është legjitime. Asnjë gjyqtar dhe asnjë gjykatë nuk është mbi kritikën, por ndërmjet kritikës dhe denigrimit ka një kufi që nuk duhet fshirë. Shteti i së drejtës nuk ndërtohet duke e dobësuar apo anatemuar drejtësinë. Kush mendon se një gjyqësor më i dobët i shërben interesit të çastit, duhet të kujtojë se nesër mund të ketë nevojë për një gjyqtar të fortë, të paanshëm dhe të pavarur nga qeveria, parlamenti, media dhe presioni i opinionit publik. Pikërisht këtë gjyqtar duhet të mbrojmë sot", tha Sadushi. Share Ora 10:43 Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve, Sadushi: Zhbllokoni menjëherë pagat! Administrata s’mund të mbajë koston e një situate që nuk e ka krijuar Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi kërkoi zhbllokimin e menjëhershëm të pagave të administratës gjyqësore, duke theksuar se punonjësit nuk mund të mbajnë pasojat e një mosmarrëveshjeje që nuk e kanë krijuar. "Kjo situatë ka edhe një dimension të drejtpërdrejtë njerëzor. Administrata gjyqësore është pa paga. Sekretarë gjyqësorë, kancelarë, nëpunës dhe punonjës të gjykatave, njerëzit që çdo mëngjes hapin dyert e gjykatave dhe bëjnë të mundur që sistemi të funksionojë, janë lënë pa të ardhurën me të cilën mbajnë familjet e tyre. Ata nuk kanë marrë asnjë vendim për këtë çështje dhe nuk janë palë në asnjë mosmarrëveshje ndërinstitucionale. Pasojat nuk mund të shkarkohen mbi ta.Administrata gjyqësore nuk mund të mbajë pasojat e një mosmarrëveshjeje që nuk e ka krijuar. Nëse shteti ka një mosmarrëveshje juridike, ai ka institucione dhe mjete juridike për ta zgjidhur, por nuk mund ta zgjidhë mbi ekonominë familjare të njerëzve, që mbajnë gjykatat në funksion.Dua t’u drejtohem sot posaçërisht atyre. Ju nuk jeni pjesa e harruar e sistemit të drejtësisë. Jeni pjesë e domosdoshme e tij. E dimë se çfarë do të thotë për një familje të mbetet pa pagë: detyrime dhe kredi që nuk presin, shpenzime të përditshme dhe nevoja të fëmijëve. Kjo është edhe më e ndjeshme në fillim të vitit të ri shkollor. Për ju, paga nuk është formulë juridike apo zë buxhetor. Ajo është siguria e përditshme e familjes.Ju nuk mund dhe nuk duhet të mbani mbi familjet tuaja koston e një situate, që nuk e keni krijuar. Respekti për pavarësinë e gjyqësorit fillon edhe nga respekti për njerëzit, që e bëjnë atë të funksionojë. Prandaj, zhbllokimi i menjëhershëm i pagave të administratës gjyqësore nuk është çështje negociate, por është detyrim njerëzor, institucional dhe shtetëror", u shpreh Sadushi. Share Ora 10:40 Pagat e drejtësisë/ Sadushi: Cila është paga që na njeh qeveria nga 1 gushti? S’mund të zbatohet formula që Kushtetuesja e shfuqizoi Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kërkoi të dijë se cila është paga që qeveria u njeh gjyqtarëve nga 1 gushti, pas shfuqizimit të formulës së vjetër nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, administrata nuk mund të vijojë të zbatojë një formulë të shpallur antikushtetuese. Një përgjigje e kishte edhe për qeverinë, duke thënë se mungesa e fondeve nuk mund të pengojë zbatimin e një detyrimi kushtetues."Këtu lind një pyetje e thjeshtë, por e pashmangshme: çfarë norme duhet të zbatojë sot administrata e shtetit? A mund t’i kërkohet një institucioni të Republikës që, pas datës 31 korrik, të vazhdojë të zbatojë pikërisht formulën, që Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar si antikushtetuese? Një normë e shfuqizuar nuk mund të rikthehet në fuqi përmes mosveprimit dhe as të mbahet në jetë përmes një praktike administrative.Dhe nëse formula e vjetër nuk mund të zbatohet më, atëherë pyetja që shtrohet është po aq e drejtpërdrejtë: cila është paga që autoritetet ekzekutive u njohin gjyqtarëve të Republikës nga data 1 gusht 2026 deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri dhe që administrata shtetërore ka detyrimin të përmbush?Mosveprimi i Kuvendit brenda afatit nuk mund të ketë si pasojë që gjyqtari të mbetet pa një pagë të përcaktuar. Deri në hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, garancia kushtetuese e pagës mbetet plotësisht e zbatueshme dhe neni 138 i Kushtetutës vijon të prodhojë të gjitha efektet e tij. Të pranohej e kundërta, do të thoshte t’i njihej mosveprimit të ligjvënësit një fuqi që nuk mund ta ketë: të pezullonte një garanci kushtetuese dhe të pengonte zbatimin e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.Në një shtet të së drejtës, paga e një funksionari nuk është akt bujarie i atij, që administron fondet publike. Buxheti i shtetit është instrumenti financiar i Republikës dhe duhet t’i shërbejë funksionimit të të gjitha pushteteve të saj. Atë që ligji e njeh si detyrim, buxheti duhet ta bëjë të realizueshme.E drejta e gjyqtarit për pagë nuk lind nga buxheti. Ajo buron nga Kushtetuta dhe ligji. Mungesa e planifikimit mund të kërkojë rishpërndarje fondesh, shtesë financimi, apo rishikim buxheti, por nuk mund ta shndërrojë një detyrim kushtetues në detyrim fakultativ. Në një shtet të së drejtës nuk është Kushtetuta ajo që përshtatet me buxhetin, por është buxheti që duhet të përshtatet për të bërë të mundur zbatimin e Kushtetutës. Procedurat buxhetore duhet ta realizojnë këtë detyrim, jo ta neutralizojnë atë.Prandaj, paga e gjyqtarit nuk mund të trajtohet si një e ardhur e zakonshme buxhetore. Ajo është pjesë e statusit të tij kushtetues dhe përbën një garanci konkrete të pavarësisë në ushtrimin e funksionit. Paga nuk është një shpërblim, që jepet sipas vlerësimit të ekzekutivit dhe as një instrument që mund të përdoret për të ndikuar mbi gjyqësorin, apo për të shprehur qëndrimin ndaj vendimmarrjes së tij. Kjo garanci nuk mbron vetëm gjyqtarin si individ. Ajo mbron, para së gjithash, qytetarin, i cili duhet të ketë sigurinë se çështja e tij do të gjykohet nga një gjyqtar i pavarur nga çdo pushtet tjetër", tha Sadushi. Share Ora 10:34 Ngërçi me pagat/ Gjyqtarët në mbledhje të jashtëzakonshme, Sadushi: S’është përplasje me ekzekutivin! Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar Pas ngërçit me pagat, gjyqtarët janë mbledhur këtë të enjte në një mbledhje të jashtëzakonshme. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha se bllokimi i pagave nuk është më vetëm një çështje financiare, por prek funksionimin e gjykatave dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.Sadushi tha se nuk bëhet fjalë për një përplasje mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, duke theksuar se mund të ketë debat për mënyrën e zbatimit, por jo për detyrimin për të zbatuar një vendim përfundimtar të Kushtetueses.“Kjo Mbledhje e Përgjithshme është thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse e jashtëzakonshme është edhe situata që po përjeton pushteti gjyqësor. Për herë të parë, pas një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që lidhet drejtpërdrejt me pagën e magjistratëve, janë bllokuar pagat e gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore. Ky nuk është më një problem i administrimit financiar; është një pengesë konkrete për funksionimin normal të gjykatave dhe një çështje që prek drejtpërdrejt rendin kushtetues.Për këtë arsye, reagimi institucional nuk mund të mbetej reagim i një gjykate, i një këshilli apo i disa drejtuesve. Kur pasoja prek të gjithë pushtetin gjyqësor, përgjegjësia për të folur dhe për të mbajtur qëndrim është e përbashkët.Ajo që kemi përpara nuk është thjesht një mosmarrëveshje financiare. Është një çështje që prek raportet kushtetuese ndërmjet pushteteve, forcën detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe kushtet në të cilat gjyqësori ushtron funksionin e tij.Qëllimi ynë sot nuk është të prodhojmë një reagim emocional dhe as të ushqejmë një përplasje institucionale. Përgjegjësia jonë është më e madhe. Të flasim qartë, bashkërisht dhe institucionalisht për atë që ka ndodhur, për pasojat që ka sjellë dhe për rrugët kushtetuese e ligjore me të cilat duhet të mbrohen funksionimi i gjykatave, pavarësia e gjyqësorit dhe dinjiteti i njerëzve që i shërbejnë çdo ditë drejtësisë. Kjo, sepse çështja nuk kufizohet te masa e pagës. Ajo vë në provë nëse një vendim përfundimtar kushtetues zbatohet edhe kur zbatimi i tij krijon vështirësi institucionale apo financiare.Kjo situatë po paraqitet shpesh si një “përplasje ndërmjet gjyqësorit dhe ekzekutivit”. Ky përshkrim e zhvendos vëmendjen nga thelbi. Mund të ketë debat për mënyrën e zbatimit, por jo për detyrimin për të zbatuar një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Ajo që kemi përpara nuk është garë force ndërmjet pushteteve, por provë e forcës së Kushtetutës mbi secilin prej tyre.Dua ta them që në fillim. Gjyqësori nuk është këtu për të kërkuar privilegje dhe as për t’i kërkuar kujtdo një nder. Gjyqtarët e Republikës nuk kanë vendosur as masën e pagës së tyre, as rritjen e saj dhe as formulën, mbi të cilën ajo përllogaritet.Statusin tonë e ka përcaktuar Kushtetuta. Pagën dhe garancitë e saj i ka përcaktuar ligji. Për kushtetutshmërinë e këtij rregullimi është shprehur Gjykata Kushtetuese. Kur kërkojmë respektimin e këtyre garancive, nuk kërkojmë një privilegj apo një përfitim të ri. Kërkojmë që shteti të përmbushë detyrimet që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese”, tha Sadushi. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al magjistratet klgj pagat e drejtesise sokol sadushi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 3462 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?