Lajme Zone
Ngërçi me pagat/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave dhe drejtuesit e thesarit
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ngërçi me pagat/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave dhe drejtuesit e thesarit

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kallëzojnë në SPAK ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, si dhe drejtuesit e Thesarit në rrethe pas ngërçit të krijuar me pagat.

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kallëzojnë në SPAK ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, si dhe drejtuesit e Thesarit në rrethe pas ngërçit të krijuar me pagat.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “shpërdorim detyre”, “pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.

Ndërkaq, gjyqtarët po zhvillojnë këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Për të disatën ditë Dhoma Penale dhe Civile e Tiranës kanë bojkotuar punën si pasojë e situatës së krijuar për pagën e muajit gusht. E njëjta panoramë u paraqit edhe në Gjykatën e Fierit dhe atë të Lushnjes, ku qytetarët pritën me orë të tëra të merrnin shërbimet.

Punën e bojkotuan sekretarët dhe kancelarët, ndërsa gjyqtarët nuk iu bashkuan bojkotit.

Sipas informacioneve të ABC News, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë nuk ka ende një afat se kur do të vijojë normalisht seancat gjyqësore.

Një vendim i tillë ka ardhur pas situatës së krijuar ditët e fundit me çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë. Të martën, në Gjykatën e Lartë u mblodhën kryetarët e gjykatave të Republikës, të cilët vendosën të mos bojkotojnë punën dhe të vijojnë punën normalisht, deri në zgjidhjen e çështjes nga Kuvendi./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet drejtesingercpaga