Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar vizitën e tij si një moment me rëndësi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Para udhëtimit, Berisha tha se rikthehet në SHBA me të njëjtën bindje që kishte në mars të vitit 1991, kur besonte se vendi i lirisë do të mbështeste shqiptarët në përpjekjen e tyre për demokraci.
Sipas kreut të PD-së, vizita ka rëndësi jo vetëm në planin politik, por edhe në atë personal, pasi synon të takohet me miq dhe mbështetës të tij në SHBA.
Berisha e lidhi deklaratën e tij me situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për autoritarizëm, krim dhe korrupsion.
I pyetur nëse gjatë qëndrimit në SHBA do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, Berisha u përgjigj me humor: “Jo, nuk do ta takoj.”
Në fund, ai pati edhe një mesazh ironik për kryeministrin Edi Rama, duke thënë: “Për padronin i them se po niset si padrino dhe po arrin si Ramaduro.”
“Nisem për në SHBA po me atë bindje si në mars të 1991 se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për tu çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Prania juaj këtu dëshmon se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Në rrafshin tim unë shkoj dhe takoj miqtë e tij u them “Unë erdha”, deklaroi kreu I PD. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm
